Е-HELP Shërbime digjitale sociale

Hapësirë digjitale për dhënien e këshillave dhe mbështetje për qasje në të drejta të mbrojtjes sociale, shërbime sociale dhe mbështetje deri në punësim.

MBROJTJA SOCIALE

Sigurimi i mbështetjes për fëmijët dhe familjet të cilat përballen me varfëri, diskriminim apo përjashtim

MBROJTJA FËMIJËRORE

Sigurimi i kushteve për ngritjen, zhvillimin, kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve

SHËRBIMET SOCIALE

Sigurimi  i shërbimeve cilësore sociale për zbutjen e varfërisë, për mbështetjen e grupeve të rrezikuara dhe për promovimin e jetës të pavarur dhe të denjë të qytetarëve.

MBËSHTETJE DERI NË PUNËSIM

Sigurimi i mundësive për punësim të denjë apo vetë-punësim, si dhe mbrojtje gjatë papunësisë për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të qytetarëve

About US

Е-HELP

Shërbimet digjitale sociale sigurojnë informata për programe dhe shërbime të cilat përmirësojnë mirëqënien e individëve, familjeve dhe komuniteteve.

News

FAQ

Pyetjet e shtruara më shpesh - PSS

Qasja në informata, respektivisht përgjigjet për pyetjet e shtruara më shpesh të qytetarëve për realizimin e të drejtës nga mbrojtja sociale, mbrojtja fëmijërore, qasja në shërbime sociale dhe qasja në programe dhe masa për mbështetje deri në punësim

П: 
A mund të realizohet e drejta në shtesë për arsim për fëmijë nëse ekonomia familjare posedon tokë pronë-ndërtimore?
O: 

JO. E drejta në shtesë për arsim nuk mund të realizohet për fëmijë nëse ekonomia familjare posedon tokë ndërtimore, përveç tokës në të cilën ndodhet objekti ku jeton shfrytëzuesi. 

П: 
A mundet personi i ri i regjistruar dhe siguruar si fermer individual të shfrytëzojë shtesën rinore?
O: 

PO. Shtesën rinore mund të shfrytëzojë personi i ri që është i regjistruar, punësuar dhe siguruar si fermer individual