Поддршка при вработување

Unemployment benefit
An unemployed person who has been employed at least nine months without interruptions or 12 months with interruptions during the last 18 months shall be eligible to an unemployment benefit.

Kompenzimi në para në rast të papunësisë
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë i cili ka qënë në marrëdhënie të punës të paktën nëntë muaj pandërprerë apo 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit.

Shtesa rinore
Qëllimi është të inkurajohen të rinjtë që të marrin pjesë në tregun e punës në aktivitetin prodhues, dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të ofrojnë punësim për një periudhë më të gjatë kohore dhe të përmirësojnë pozitën e tyre ekonomike.

Garanca për të rinjtë
Masa Garanca për të rinj u mundëson të rinjve deri në moshën 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, ose të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET), të marrin ofertë të përshtatshme për punë, të vazhdojnë shkollimin e tyre ose të përfshihen në ndonjë nga programet dhe masat aktive për punësim, në afat prej 4 muajsh pas regjistrimit të tyre si të papunë në Agjencinë për Punësim.

SHËRBIME PËR PUNËKEM
Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut i siguron këto shërbime:

EKONOMIA E KUJDESIT
Programi siguron përfshirjen e personave të papunë me qëllim të përfitimit të njohurive, aftësitë dhe kompetencave për të siguruar shërbime të kujdesit në komunitet dhe mundësi angazhimi në punë dhe punësim si ofrues zyrtarë të shërbimeve në fushën e ekonomisë për kujdes, sipas nevojave të qytetarëve në nivel lokal. Me këtë program, ju do të mbështetet krijimi i vendeve të punës nëpërmjet krijimit të subjekteve të reja afariste (ofruesit e shërbimeve) ose mbështetje për ndërmarrjet dhe OJQ-të ekzistuese.

PROGRAMI PËR ANGAZHIM NË PUNË
Programi siguron përfshirje sociale, për personat që e kanë vështirë për t'u punësuar, me qëllim të përfitimit të disa aftësive dhe përfshirjen e tyre graduale në tregun e punës, nëpërmjet zbatimit të projekteve komunale të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit në nivel lokal.

PUNA PRAKTIKE
Qëllimi i masës Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të punës praktike të nevojshme për të kryer detyra të punës për vende të caktuara të punës

TRAJNIME
Trajnimet janë me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kualifikimeve të të papunëve për integrimin e tyre më të suksesshëm në tregun e punës.

MBËSHTETJE PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Mbështetja për krijimin e vendeve të reja punës do të nxisë punësimin e personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet sociale që kryesisht janë të orientuara drejt qëllimeve sociale/shoqërore dhe përfitimet e të cilave qo të riinvestohen për realizimin e këtyre synimeve nëpërmjet biznesit apo investimeve në komunitetit dhe organizata qytetare (jofitimprurëse) që ushtrojnë veprimtari ekonomike gjatë punës tyre, gjegjësisht veprimtari e klasifikuar sipas Klasifikimit Kombëtar të Veprimtarive me të cilën organizatat arrijnë qëllimet e tyre të përcaktuara me statut.