Ndihmë dhe Përkujdesje në Shtëpi

Qytetarët me kapacitet të zvogëluar funksional dhe personat me aftësi të kufizuara do të mund të përdorin shërbimin Ndihmë dhe Përkujdesje në Shtëpi

 

Me vendosjen e shërbimit Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi për herë të parë në territorin e komunave Dollneni, Krivogashtani dhe Prilep do të jetë e mundur për personat e moshuar dhe të dobët dhe personat me aftësi të kufizuara të shfrytëzojnë përfitimet që i ofron vetë shërbimi  Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi.

Qëllimi primar i shërbimit Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi  është të ofrojë ndihmë dhe mbështetje cilësore, profesionale dhe të përballueshme nga kujdestarët e trajnuar për përdoruesit që të rifitojnë se ruajnë aftësinë për t’u kujdesur për veten e tyre në mënyrë që të vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e tyre dhe bëjnë jetë të pavarur në komunitet.

Me vendosjen e shërbimit Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi do të ofrohet ndihmë në kryerjen e aktiviteteve bazë dhe instrumentale (që përfshijnë ndihmën për larjen, veshjen, ngrënien, lëvizjen, ushqimin, terapinë mjekësore si gjumi dhe ndihmën në pastrim dhe rregullimin në shtëpi, blerje për shtëpinë etj. si veprimtari instrumentale) nga jeta e përditshme deri në 80 orë në muaj, për personat me kapacitet funksional të reduktuar që nuk mund të kujdesen për veten, me qëllim fuqizimin e përfituesit për vetë-ndihmë, respektivisht përvetësuar ose ruajtur aftësinë që vetvetiu të kujdeset për veten, të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tij dhe të bëjë një jetë të pavarur në komunitet.

Shërbimi do të jetë i disponueshëm për personat me aftësi të kufizuara më të rënda, respektivisht invaliditet të kombinuar të shkallës më të lartë, personat plotësisht të verbër, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe persona të tjerë me kapacitet të zvogëluar funksional që nuk mund të kujdesen për veten, të cilët do të marrin shërbim falas.

Shërbimi do të ofrohet nga 40 kujdestarë të trajnuar dhe të certifikuar, të cilët do të ofrojnë mbështetje për përfituesit për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

PERSONAT QË DËSHIROJNË TË BËHEN PËRFITUES TË KËTIJ SHËRBIME duhet:

Hapi 1: Të shkojnë te mjeku i tyre amë (familjar), nga ku do të duhet të marrin formularin e plotësuar Indeks Kac.

Hapi 2: Parashtrojnë kërkesë në Qendrën për Punë Sociale Prilep (kërkesa gjendet në zyrat e Qendrës për Punë Sociale) të cilës do t'i bashkëngjisin edhe dokumentacionin e plotë mjekësor.

Hapi 3: Nëse dokumentacioni i përgjithshëm është në rregull, përfituesit potencialë do të njoftohen për aktivitetet mbështetëse të disponueshme që do t’u ofrohen atyre nga shërbimi Ndihmë dhe Kujdes në Shtëpi.

 

Zhvillimi i këtij shërbimi është pjesë e reformës gjithëpërfshirëse sociale të Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse, e cila financohet dhe mbështetet nga Banka Botërore.

1. Inormation and refferal services

Shërbimet e informimit dhe udhëzimit;

Shërbimet për informim dhe udhëzim përfshijnë informimin e qytetarëve për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe shërbimet e...

Повеќе...
2. Professional assistence and support services

Shërbimet e ndihmës dhe përkrahjes profesionale;

Shërbimet e ndihmës profesionale dhe përkrahjes së individit dhe familjes përfshijnë ndihmën dhe përkrahjen për tejkalimin e...

Повеќе...
3. Counseling services

Shërbimet e këshillimit

Shërbimet e këshillimit përfshijnë punë këshilluese, respektivisht punë në këshillimore, me qëllimin e parandalimit, zbutjes dhe...

Повеќе...
4. Услуги во домот

Shërbimet në strehimore

Shërbime në shtëpi janë shërbime për të siguruar ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë e personit me kapacitet të zvogëluar...

Повеќе...
5. Community services

Shërbimet në komunitet dhe

Shërbimet brenda komunitetit përfshijnë shërbimet e qëndrimit të përkohshëm ditor, risocializimit, rehabilitimit, ri integrimit...

Повеќе...
6. Extra family care services

Shërbimet për mbrojte jashtë familjare.

Me shërbimet për mbrojtje jashtë familjare sigurohet mbrojtje themelore e cila përfshinë: akomodimin, ndihmën dhe përkrahjen e personave...

Повеќе...

Ndihmë dhe Përkujdesje në Shtëpi

Qytetarët me kapacitet të zvogëluar funksional dhe personat me aftësi të kufizuara do të mund të përdorin shërbimin Ndihmë dhe Përkujdesje në...

Повеќе...
Jul
27
2023