Ndihmë e garantuar minimale
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për familjet që kanë persona të aftë, por edhe të paaftë për punë dhe nuk kanë sigurm material, përkatësisht persona të cilët nuk mund të sigurojnë mjete për ekzistencën e tyre në bazë tjetër.
- Grupi i synuar:
Të drejtë për ndihmë minimale të garantuar kanë familjet pa sigurim material që nuk kanë pronë dhe të drejta pronësore në posedim nga të cilat mund të sigurojnë ekzistencë,ose familjet që janë pasigurim material e të cilat kanë të pronë dhe të drejta pronësore nga të cilat mund të sigurojnë ekzistencën, por në rast kur anëtari i familjes, zotëruesi i pronës do të lidh marrëveshje për mbështetje të përjetshme me Qendrën për punësociale.
Të drejtë të ndihmës së garantuar minimale nuk mund të realizojë një amvisëri, ku një anëtarë mund:
- Mund të kujdeset për veten e tij,
- Mund të realizojë të ardhura nga shitja ose dhënia me qira e një prone të tyre, të cilën nuk e shfrytëzojnë anëtarët e tjerë të amvisërisë,
- Ka lidhur kontratë për përkujdesje të përhershme, por nuk ka inicuar procedurë për prishjen e kësaj kontrate,
- Mund të sigurojë përkujdesje në baza tjera,
- Është fshirë nga evidence e personave të papunë për shkak të paraqitjes jo të rregullt, deri në skadimin e periudhës kur e fiton të drejtën për t’u paraqitur sërisht, në pajtim me rregullat e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë dhe/ose
- Të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës me marrëveshje, me kërkesë të tij ose me largim nga puna nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes së obligimeve të kontraktuara ose obligimeve tjera nga marrëdhënia e punës, gjatë 12 muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës për realizimin e së drejtës për ndihmë të garantuar minimale.
E drejta e ndihmës së garantuar minimale nuk mund të realizohet nga një amvisëri e cila nuk është e ekspozuar në rreziqe sociale, që konstatohet në bazë të një kontrolli të drejtpërdrejtë dhe dokumentacionit zyrtar nga punëtori i autorizuar i qendrës për punë sociale.
- Kushtet për akses:
Kjo e drejtë realizohet në rast kur shuma e përgjithshme mesatare e të gjitha të ardhurave të të gjithë anëtarëve të familjes në të gjitha bazat në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës për realizimin e të drejtës dhe gjatë shfrytëzimit të drejtës është më e ulët se lartësia e ndihmëssë përcaktuar minimale të garantuar, në pajtim me Ligjin për mbrojtjesociale.
- Gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të drejtës për ndihmë minimale të garantuar, si të ardhura nuk do konsiderohen:
- kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër;
- kompensimi për shkak të pengesës;
- shtesa për banim;
- ndihmamonetare e njëfishtë;
- kompensimi monetar për shpenzimet për persontë akomoduar dhe kompensim për akomodim të personit në familje akomoduese;
- ndihma financiare e njëfishtë për foshnje;
- shtesa për fëmijë;
- shtesa për arsimim të fëmijës në shkollë fillore ose të mesme, në pajtim me rregulloret nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve;
- shtesae veçantë;
- bursa;
- donacionet, në pajtim me Ligjin për donacione;
- kompensimi për regjistrues në lartësi prej 15000 denarësh;
- kompensimipër vizitë trajnimi, i realizuar në pajtim me programet/masat nga Plani Operativ për programe aktive dhe masapër punësim;
- kompensimipër trajnim praktik të nxënësve dhe mësim praktik të studentëve;
- kompensimipër punë praktike, në pajtim me dispozitat në fushën e praktikës;
- shtesë për vullnetarë, në pajtim me Ligjin për vullnetarizëm;
- ndihma financiare e pranuar për mjekim në vend ose jashtë vendit, në bazë të vendimit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë Veriore;
- kompensimi që buron nga aktivitetet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të ardhurat neto të deklaruara ose të realizuara nga shitja e produkteve bujqësore dhe të tjeratë të gjithë anëtarëve tëfamiljeve, në vlerë deri në gjithsej 30.000 denarë në 12 muajt e fundit.
- alimentacionipër fëmijë në lartësi deri 6.000 denarë;
- të ardhurat e përgjithshme në lartësi deri 5.500 denarë në muaj për anëtar të familjes, të hamornizuara me rritjen e shpenzimeve për jetë për vitin paraprak, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit rrjedhës, nuk konsiderohen si të ardhura gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të drejtës për ndihmë minimale të garantuar, për personat të cilët kanë realizuar të drejtën për ndihmëtë përhershme financiare për shkak të paaftësisë për punë, të vërtetuar me konstatim, vlerësim dhe mendimtë komisionittë ekspertëve
- kompensimi monetar që paguhet në kuadër të projektit IPA, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale;
- të ardhurat në bazë të punësimit për punë të dobishme komunale.
- Lartësia e të drejtës:
Lartësia e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar përllogaritet si bazë për një anëtar të familjes, e zmadhuar me koeficient të shkallës ekuivalente për anëtarët e tjerë të familjes,ndërsamë së shumti për gjithsej pesë anëtarë në familje. Baza është 5.445 (pesë mijë e katërqind e dyzet e pesë) denarë në muaj, kurse për çdo anëtar vijues memoshë madhorenë familje, baza rritet sipas shkallës ekuivalente edhe atë për:
• anëtarin e dytë për koeficientin 0.5,
• anëtarin e tretë për koeficientin 0.4,
• anëtarin e katërt për koeficientin 0.4 dhe
• anëtarin e pestë për koeficientin 0.2
Përfëmijë anëtar të familjes, baza rritetpër koeficientin prej 0,1.
Shkalla ekuivalente rritet për koeficientin 0,5 për femër të vetmbajtur gjatë shtatzanisë një muaj para lindjes dhe për prind të vetëm derisa fëmija të fillojë arsimin fillor, por më së vonideri në moshën shtatë vjeçare të fëmijës kurse me përfundim deri te fëmijai tretë.
Për person të paaftë për punë për shkak të pengesësintelektuale, pengesës fizike, çrregullimit mendor ose për shkak të ndryshimeve permanente të gjendjes shëndetësore, por më së shumti deri në tre anëtarë në familje edhe atë, për anëtarin e parë për koeficient 0.5, për anëtarin e dytë për koeficient 0.2, për anëtarin e tretë për koeficient 0.2.
Familja shfrytëzon edhe shtesë me para për të mbuluar një pjesë të harxhimeve për konsumtë energjisë në familje, për muajt tetor deri në mars në shumë mujore prej 1.362 (një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) denarë.
- Gjatë përcaktimit të shumës së ndihmës minimale të garantuar për një anëtar të familjes nuk konsiderohet person i cili është:
- duke vuajturdënim me burg më të gjatë se 30 ditë,
- me aktvendim të qendrës për punë sociale është akomoduar në institucion për mbrojtje sociale jofamiljare, familje akomoduese, jetesë të organizuar me mbështetje ose në ndonjë institucion tjetër dhe
- ushtruesi dhunës familjare.
- Bartësi i të drejtës për ndihmë minimale të garantuar përcaktohet sipas radhitjes në vijim:
a) për familjen në të cilën ka anëtar të punësuar–personi i punësuar;
b) për familjennë të cilën nuk ka anëtar të punësuar, por ka shfrytëzues pensioni - anëtari i cili është shfrytëzues i pensionit;
c) për familjen në të cilën nuk ka person të punësuar ose shfrytëzues pensioni - personi i cili nuk është i punësuar;
d) për të gjitha familjete tjera - anëtari i familjes i përcaktuar nga qendra kompetente për punë sociale
- Afatet dhe ndërprerja e të drejtës:
Bartësi i të drejtës është i detyruar të raportojë gjendjenme numrin e familjarëve, gjendjen materiale dhe pronësore për veten dhe të gjithë anëtarët e familjes, gjatë paraqitjes së kërkesës dhe të njoftojë për ndryshimet gjatë shfrytëzimit të drejtës, në afat prej 15 ditështë përllogaritur nga paraqitja e ndryshimit, në qendrën kompetente për punë sociale.
- E drejta për ndihmë minimale të garantuar ndërpritet nëse:
• bartësi ka deklaruartë dhëna të pavërteta ose jo të plota për gjendjen materiale, familjare dhe pronësore të familjes gjatë paraqitjes së kërkesës,
• bartësi nuk e raporton ndryshimin në gjendjen me numrin në familje, gjendjen materiale dhe pronësore për vete dhe të gjithë anëtarët gjatë shfrytëzimit të drejtës,
• shfrytëzuesi nuk paraqitet në qendrën kompetente për punësim në afatin dhe nuk i përmbush rregullisht detyrimetpër evidentim në pajtim me dispozitat për punësim dhe sigurim në rast tëpapunësisë;
• shfrytëzuesi, dy herë radhazi refuzon t’i përmbushdetyrimet nga plani individual për punësim për përfshirje në programin për masa aktive punësimi ose refuzon ndërmjetësim për punësim në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast tëpapunësisë;
• marrëdhënia e punës i është ndërprerë me marrëveshje, me kërkesë të vet ose me lëshim nga puna prej punëdhënësit për shkak të shkeljes së detyrimeve të kontratës ose të detyrimeve tjera të marrëdhënievetë punës,
• familja nuk është e ekspozuar ndaj rrezikut social, që konstatohet në bazë të inspektimit të drejtpërdrejtë dhe të dokumentacionit profesional nga punonjësi i autorizuar i qendrës për punë sociale ose nëse punonjësittë autorizuar nuk i lejohet të inspektojë shtëpinë për të kontrolluar gjendjen materiale dhe të numrittë anëtarëve në familje, të konstatuar në bazë të dokumentacionit profesional.
- Dokumentet e duhura për aplikim:
Kërkesë për realizimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar
Deklaratë, pëlqimi me shkrim i parashtruesit për përdorimin e të dhënave të tij/saj personale në procedurë
Kërkesë për grumbullimin e të dhënave me detyrë zyrtare
Përgjigje ndaj kërkesës për grumbullimin e të dhënave me detyrë zyrtare
1. Letërnjoftim i vlefshëm i qytetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, letërnjoftim për vendbanim të përhershëm të shtetasit të huaj, letërnjoftim për refugjat të njohur ose letërnjoftim për person nën mbrojtje plotësuese, që dorëzohet vetëm për kontroll për të vërtetuar identitetin dhe shtetësinë;
2. Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
3. Certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve;
4. Certifikatë nga libri amë i personave të vdekur;
5. Aktgjykim për shkurorëzim;
6. Vërtetim për të ardhuratë realizuara vjetore;
7. Fletë pronësore;
8.Vërtetim që nuk posedon pronë;
9. Vërtetim për të ardhura tërealizuara nga puna në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë;
10. Vërtetim që është shfrytëzues i pensionit të realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë;
11. Aktgjykim për alimentacion të përcaktuar;
12. Vërtetim që posedon mjet motorik të regjistruar (mjet motorik për udhëtarë, motor mbi 50 cm3, furgon, autobus, kamion, korrëse dhe traktor);
13. Vërtetim që është student i rregullt;
14. Marrëveshje për kryerjen e punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullatës, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
15. Marrëveshje për dhënie të tokës bujqësore në uzufrukt, që është pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
16. Konstatim, vlerësim dhe mendim nga komisioni profesional për paaftësi të vërtetuar për punë ose vërtetim që ka filluar procedura për vërtetim të paaftësisë për punë;
17. Vërtetim nga banka për depozitë kursimi;
18. Vërtetim për letra me vlerë nga Zyra Qendrore e Depozitimit të letrave me vlerë;
19. Vërtetim nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pagesën e kompensimit monetar në bazë të papunësisë;
20. Vërtetim për pagesë të invaliditetit ushtarak;
21. Vërtetim për pagesë të invaliditetit civil;
22. Vërtetim për kompensim që buron nga aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
23. Padi për alimentacion kundër ndonjë familjari të afërm i cili me ligj është i detyruar ta mbështesë, përkatësishtautorizim për punonjës zyrtar në qendër për punë sociale për të ngritje të kësaj procedure.
Dokumentet nga pikat 2, 3, 4, 6, 7, 8, 9, 10, 12, 16, 18, 19 dhe 21 qendra për punë sociale i siguron me detyrëzyrtare, ndërsa dokumentet nga pikat 1, 5, 11, 13, 14, 15, 17, 20, 22 dhe 23 i sigurojnë parashtruesi dhe anëtarët e tjerë të familjes gjatë paraqitjessë kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të drejtës për ndihmë minimale të garantuar.
Një person që është përfitues i ndihmës minimale të garantuar nuk mund të jetë përfitues i ndihmës prindërore për një fëmijë të tretë.
Kompensim për shkak të pengesës
Me kompensimin për personat me pengesa sigurohet stimulim i për përfshirje sociale dhe mundësi të barabarta.
E DREJTA PËR SIGURI SOCIALE PËR TË MOSHUARIT
Futja e mbrojtjes së posaçme për personat e moshuar të pa sigurim material. Personat e moshuar që kanë sigurim material në moshën 65 vjeçare.
Ndihmë e garantuar minimale
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për familjet që kanë persona të aftë, por edhe të paaftë për punë dhe nuk kanë sigurm material,...
Ndihmë financiare për ndihmë dhe kujdes të një personi tjetër
Kjo e drejtë ka për qëllim të sigurojë mjete financiare bazëpër personat të cilët nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e tyre të përditshme...
Kompensimi për pagës përorar pune të shkurtuar
Të drejtën e kompensimit për pagëpër orar pune të shkurtuar për shkak të kujdesit për fëmijë me pengesa dhe sëmundje më të rënda kronike mund ta...
Shtesa për banim
E drejta për kompensimin për banim realizohet në mënyrë që do të mundësojë sigurim të banimit për personat pa sigurim material, edhe atë:
Kompensimi i përhershëm
Sigurim i sigurimit material për kujdestar dhe prind që është kujdesur për fëmijën e vet me pengesa.
Ndihmë financiare e njëfishtë dhe ndihmë në materiale
Qëllimi i kësaj të drejte për mbrojtje sociale është të sigurohen mjete themelore financiare për person ose familje që gjendet në pozitë të...
Mbrojtja shëndetësore
Shfrytëzim i shërbimeve shëndetësore, me qëllim të tejkalimit të rreziqeve nga sëmundjet.