Shtesa për banim
E drejta për kompensimin për banim realizohet në mënyrë që do të mundësojë sigurim të banimit për personat pa sigurim material, edhe atë:
- Qira nga objekt individual banesor ose pjesë nga i njejti
- Rehabilitim, adaptim dhe rekonstruim te pronës së paluhatshme individuale
- Kompenzim i harxhimeve për akomodim në konvikt studentorë
- Grupi i synuar
Persona pa sigurim material dhe banesor edhe atë:
- Shfrytëzues i ndihmës minimale të garantuar
- Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdes prindëror, përkatësisht edhe pas përfundimit të kujdestarisë ndërsa më së shumti deri në moshën 26 vjeçare.
- Kushtet për akses
- Për realizimin etë drejtës për shtesën për strehim, personi duhet që:
- Paraprakisht të ketë realizuar të drejtën për akomodim në institucion për mbrojtje sociale jofamiljare ose familje akomoduese
- Të mos ketë banim të siguruar
- Si person që nuk ka banim të siguruar konsiderohet person i cili:
- Nuk posedon apartament apo pronë tjetër të paluajtshme në pronësi personale, në pronësi të partnerit të vet martesor ose të fëmijës së tyre të mitur dhe nuk përdor banesë me qira në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurës për ndarje të trashëgimisë së trashëgimlënësit, ku mund të paraqitet si trashëgimtar në pajtim me ligjin.
- Si person që nuk ka banim të siguruar nuk konsiderohet person i cili:
- Ka tjetërsuar pronë të paluajtshme në pronësi personale në pronësi të partnerit të vet martesor ose të fëmijës të tyre të mitur, në tre vitet e fundit para paraqitjes së kërkesës
- Në bazë vullnetare ose në mënyrë tjetër është pranuar nga prindi, ndonjë i afërm ose person i tretë dhe kështu e ka zgjidhur çështjen e strehimit
- Nuk ka iniciuar procedurë për shpërndarjen e trashëgimisë nga testamenti itë trashëguarit, ku mund të paraqitet si trashëgimtar në përputhje me ligjin, ose gjatë procedurës nuk është pranuar për trashëgimtar.
- Person i cili nuk ka sigurim material gjatë realizimit të të drejtës për shtesën për strehim konsiderohet person i cili:
- Deri në moshën 18 vjeçare ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe kujdes prindëror, sipas Ligjit për mbrojtje sociale.
- Të ardhurat e të cilit në të gjitha bazat si dhe të ardhurat e partnerit të vet martesor dhe të anëtarëve tjerë të familjes janë më të ulëta se 5600 denarë në muaj për çdo anëtar të familjes.
- Të ardhura nuk konsiderohen:
- Ndihma e garantuar minimale
- Kompensimi për shkak të pengesës,
- Shtesa për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër
- Ndihmë e njëfishtë për foshnje
- Shtesë për fëmijë
- Shtesë për arsimim
- Shtesë e posaçme, e realizuar në përputhje me ligj.
- Lartësia e të drejtës
Mjetet për realizimin e të drejtës për shtesën për banim të personave shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar sigurohen nga buxheti i komunës Prilep kurse për personat të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, përkatësisht edhe pas ndërprerjes së kujdestarisë e më së shumti deri në moshën 26 vjeçare, sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mjetet për realizimin e të drejtës për shtesën për strehim mund të sigurohen edhe nëpërmjet donacioneve, kredive dhe ngjashëm.
Qendra për punë sociale, në aktvendimin me të cilin vendoset për të drejtën për shtesën për banim për qira të objektit të ndarë banesor ose të një pjese të vet, gjatë përcaktimit të lartësisë së të drejtës, i merr parasysh këto shuma:
- Për person të vetëm 4.000 (katër mijë) denarë me qira mujore
- Për familje nga dy deri katër anëtarë deri në 6.000 (gjashtë mijë) denarë me qira mujore
- Për familje nga pesë anëtarësh ose më shumë deri në 8.000 (tetë mijë) denarë me qira mujore
Përfshihen edhe shpenzimet komunale (energji elektrike, ngrohje, ujë dhe mbeturina) në lartësi për:
- Person të vetëm deri 1.500 (një mijë e pesëqind) denarë
- Familje nga dy deri në katër anëtarë deri në 2.000 (dy mijë) denarë
- Familje nga pesë ose më shumë anëtarë deri në 2.500 (dy mijë e pesëqind) denarë
Realizimi i të drejtës për shtesën për banim me ndarje të mjeteve për Riparim, adaptim dhe rekonstruktim të hapësirës banesore të shkatërruar dhe të papërfunduar në pronësi të shfrytëzuesit të shtesës për banim, bëhet në bazë të përllogaritjes së përgatitur nga ekspert, për shpenzimet faktike për punët e domosdoshme ndërtimore që duhet të realizohen për të krijuar kushte elementare për jetesë. E drejta për shtesë për banim realizohet në lartësi të shpenzimeve për akomodim të shfrytëzuesit të shtesës për banim, i cili është në shkollim të rregullt dhe është i vendosur në konvikt studentor.
- Dokumentet e duhura për aplikim
Shtojca nr. 1 Kërkesë për realizimin e të drejtës për shtesën për banim
Shtojca nr. 2 Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të përdoruesit nga qendra për punë sociale
Shtojca nr. 8 Kërkesë për grumbullimin e të dhënave me detyrë zyrtare
Shtojca nr. 9 Përgjigje për të dhënat me detyrë zyrtare
Shtojcat me kërkesën e parashtron bartësi:
1. Dëshmi që nuk e shfrytëzon banesë me qira në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Letërnjoftim ose dokument i vlefshëm për udhëtim, që dorëzohet për kontroll për të vërtetuar identitetin dhe shtetësinë;
3. Vërtetim për të ardhura të realizuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike;
4. Fletë-pronësi
5. Vërtetim që nuk posedon pronë të paluajtshme
6. Deklaratë e vërtetuar nga noteri, që nuk posedon apartament apo pronë tjetër të paluajtshme, përkatësisht që nuk ka tjetërsuar pronë të këtillë dhe që në mënyrë tjetër nuk mund ta realizojë të drejtën për banim.
7. Dëshmi që është iniciuar procedura për shpërndarjen e trashëgimisë së të trashëguarit, në të cilën mund të paraqitet si trashëgimtar në pajtim me ligjin ose për atë që gjatë procedurës nuk është pranuar si trashëgimtar.
8. Dokument për pagë të paguar, pension apo faturë tjetër të rregullt në tre muajt e fundit
9. Certifikatë nga libri amë i të lindurve dhe kurorëzuarve
10. Vërtetim për shkollim të rregullt
11. Kontratë për akomodim në konvikt studentor
12. Kontratë për qira
Dokumentet 1,3,4,5,8,9 i siguron Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare ndërsa pjesën tjetër, parashtruesi i kërkesës 2,6,7,10,11 dhe 12.
Kompensim për shkak të pengesës
Me kompensimin për personat me pengesa sigurohet stimulim i për përfshirje sociale dhe mundësi të barabarta.
E DREJTA PËR SIGURI SOCIALE PËR TË MOSHUARIT
Futja e mbrojtjes së posaçme për personat e moshuar të pa sigurim material. Personat e moshuar që kanë sigurim material në moshën 65 vjeçare.
Ndihmë e garantuar minimale
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për familjet që kanë persona të aftë, por edhe të paaftë për punë dhe nuk kanë sigurm material,...
Ndihmë financiare për ndihmë dhe kujdes të një personi tjetër
Kjo e drejtë ka për qëllim të sigurojë mjete financiare bazëpër personat të cilët nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e tyre të përditshme...
Kompensimi për pagës përorar pune të shkurtuar
Të drejtën e kompensimit për pagëpër orar pune të shkurtuar për shkak të kujdesit për fëmijë me pengesa dhe sëmundje më të rënda kronike mund ta...
Shtesa për banim
E drejta për kompensimin për banim realizohet në mënyrë që do të mundësojë sigurim të banimit për personat pa sigurim material, edhe atë:
Kompensimi i përhershëm
Sigurim i sigurimit material për kujdestar dhe prind që është kujdesur për fëmijën e vet me pengesa.
Ndihmë financiare e njëfishtë dhe ndihmë në materiale
Qëllimi i kësaj të drejte për mbrojtje sociale është të sigurohen mjete themelore financiare për person ose familje që gjendet në pozitë të...
Mbrojtja shëndetësore
Shfrytëzim i shërbimeve shëndetësore, me qëllim të tejkalimit të rreziqeve nga sëmundjet.