Ndihmë financiare e njëfishtë dhe ndihmë në materiale
Qëllimi i kësaj të drejte për mbrojtje sociale është të sigurohen mjete themelore financiare për person ose familje që gjendet në pozitë të rrezikut social, ka pësuar fatkeqësi natyrore ose epidemi dhe mjekim më të gjatë në institucion shëndetësor të ndonjë anëtari të familjes.
- Grupi i synuar
Person ose familje në rrezik social, fatkeqësi natyrore ose epidemi dhe mjekim më të gjatë në institucion shëndetësor, person i cili ka nevojë t’i nënshtrohet intervenimit operativ, person pa banim të siguruar shfrytëzues i ndihmës së përhershme financiare.
Person ose familje që gjendet në pozitë të rrezikut social,e nga e cila mund ngelin pasoja permanente, për shkak të fatkeqësisë natyrore (tërmet, përmbytje, zjarr), epidemi dhe vdekje ndonjë anëtari të familjes.
Person i cili ka nevojë t’i nënshtrohet intervenimit operativ me mjekim më të gjatë, jasht vendit.
Person pa banim të siguruar, shfrytëzues i ndihmës minimale të garantuar dhe ai person nuk është i aftë për punë, si ndihmë për të siguruar akomodim të domosdoshëm.
Person - viktimë e dhunës familjare për të siguruar mbrojtje dhe akomodim urgjent.
Person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, përkatësisht pas përfundimit të kujdestarisë dhe deri në moshën 26 vjeç ka të drejtë për ndihmë financiare të njëfishtë.
Personi që deri në moshën 18 vjeçare ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, respektivisht pas pushimit të kujdestarisë, e më së shumti deri në moshën 26 vjeçare, ka të drejtë për ndihmë intervenuese të njëhershme në para, në shumë prej 180.000 denarë, me qëllim të kyçjes në mjedisin social.
Kjo e drejtë realizohet pas lëshimit të institucionit ose familjes kujdestare.
Qendra për punë sociale, së bashku me këtë person bën një plan të integrimit të personit në mjedisin social i cili ka të bëjë me sigurimin e banimit, punësimit, arsimimit të rregullt dhe nevojave të tjera, në bazë të së cilave paguhen këto mjete.
Plani përpilohet tre muaj para lëshimit të institucionit për mbrojtje jashtë familjare, njësisë banesore të jetesës me përkrahje ose familjes kujdestare.
- Kushtet për akses
Parashtruesii kërkesës për realizimin e të drejtës për ndihmë financiare të njëfishtë, nëse e shfrytëzon të drejtën për mbrojtje sociale për shkak të fatkeqësisë natyrore, zjarr, përmbytje, tërmet, si dhe person i dënuar pas lirimit nga institucioni për ekzekutimin e sankcionit,parashtron fotokopje të letërnjoftimit, certifikatë nga libri amë i të lindurve ose dokument tjetër personal për të vërtetuar adresën e vendbanimit.
- Lartësia e të drejtës
Mjetet financiare që fitohen janë:
Deri në 4.500 denarë për plotësimin e nevojave të personit apo familjes që gjendet në pozitë të rrezikut social nga e cila nuk ngelin pasoja afatgjata dhe është i domosdoshëm sigurim social dhe material i personit.
Deri në 12.000 denarë për plotësimin e nevojave të personit apo familjes që gjendet në rrezik social në rast të mjekimit më të gjatë në institucion shëndetësor dhe për person viktimë e dhunës familjare për realizim të të drejtës për mbrojtje shëndetësore dhe trajtim mjekësor.
Deri në 15.000 denarë për nevojat e personit – viktimë e dhunës familjare për të siguruar mbrojtje dhe akomodim urgjent.
Deri në 30.000 denarë,edhe atë për:
- Për të plotësuar nevojat e personave ose familjeve që në pozitë të rrezikut social nga e cila mund të ngelin pasoja permanente për shkak të pësimit të fatkeqësisë natyrore (tërmet, zjarr, përmbytje), epidemi ose vdekje të ndonjë anëtari të familjes.
- Person i cili ka nevojë për intervenim operativ ose mjekim më të gjatë në institucion shëndetësor jashtë vendit edhe atë person pa vendbanim të siguruar, shfrytëzues i ndihmës minimale të garantuar dhe i cili nuk është i aftë për punë, si ndihmë për të siguruar akomodim të domosdoshëm.
- Ndihmë në materiale: ushqim dhe veshje.
- Dokumentacioni i duhur
Shtojca nr. 1 Kërkesa për realizimin e të drejtës për ndihmë financiare të njëfishtë
Shtojca nr. 2 Deklaratë
Shtojca nr. 8 Kërkesë për grumbullimin e të dhënave me detyrë zyrtare
Shtojca nr. 9 Përgjigje për të dhënat me detyrë zyrtare
Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e të drejtës për ndihmë financiare të njëfishtë nëse parashtruesi i kërkesës nuk e shfrytëzon të drejtën për mbrojtje sociale, për vete dhe anëtarët e familjes është:
- Letërnjoftimi i vlefshëm për shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, leje për qëndrim të përhershëm për shtetas të huaj, letërnjoftim për refugjat të njohur ose letërnjoftim për person nën mbrojtje plotësuese, dorëzohet vetëm për kontroll për të vërtetuar identitetin dhe shtetësinë, ose kërkesë e parashtruar për njohjen e të drejtës për azil.
- Certifikate nga libri amë i të lindurve
- Certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve, nëse ka krijuar bashkësi martesore
- Certifikatë nga libri amë i të vdekurve, për anëtarë të familjes që ka vdekur
- Vërtetim për pranim të pagës neto në tre muajt e fundit para se të miratimit të kërkesës
- Vërtetim për pension të realizuar
- Vërtetim nga Agjencia për Punësimit e Maqedonisë së Veriut për anëtarë të papunësuar në familje
- Vërtetim për të hyrat e deklaruara ose të realizuara, nga Drejtoria e të Hyrave Publike
Dokumentet nga pikat 2,3,4,5,6,7,8 sigurohen nga qendra për punë sociale me detyrë zyrtare nëpërmjet shkëmbimit të të dhënave në mënyrë elektronike me institucionet kompetente ose me shkrim pas pëlqimit paraprak të parashtruesit/shfrytëzuesit për përdorimin e të dhënave personale të tij/saj në procedurën e realizimit dhe shfrytëzimit të të drejtës për ndihmë financiare të njëfishtë.
- Afate dhe ndërprerja e të drejtës
Në kërkesën për realizimin e ndihmë financiare të njëfishtë, parashtruesi e shënon për çfarë i nevojitet ndihma dhe në afat prej 15 ditësh nga momenti kur mjetet janë përdorur ndërsa më së voni tre muaj nga pranimi i ndihmës, në qendrën për punë sociale dorëzon dëshmi që mjetet janë përdorur për qëllimin e shënuar në kërkesë, përveç ndihmës së financiare të njëfishtë me lartësi deri në 4.500 (katër mijë e pesëqind) denarë. Në Ligjin për mbrojtje sociale nuk ka afate të përcaktuara ligjore për shfrytëzimin e kësaj të drejte, por zakonisht, kjo shfrytëzohet në periudhën kur është shfaqur rreziku social i personit apo familjes dhe pas parashtrimit të dokumentacionit të plotë me kërkesën.
Kompensim për shkak të pengesës
Me kompensimin për personat me pengesa sigurohet stimulim i për përfshirje sociale dhe mundësi të barabarta.
E DREJTA PËR SIGURI SOCIALE PËR TË MOSHUARIT
Futja e mbrojtjes së posaçme për personat e moshuar të pa sigurim material. Personat e moshuar që kanë sigurim material në moshën 65 vjeçare.
Ndihmë e garantuar minimale
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për familjet që kanë persona të aftë, por edhe të paaftë për punë dhe nuk kanë sigurm material,...
Ndihmë financiare për ndihmë dhe kujdes të një personi tjetër
Kjo e drejtë ka për qëllim të sigurojë mjete financiare bazëpër personat të cilët nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e tyre të përditshme...
Kompensimi për pagës përorar pune të shkurtuar
Të drejtën e kompensimit për pagëpër orar pune të shkurtuar për shkak të kujdesit për fëmijë me pengesa dhe sëmundje më të rënda kronike mund ta...
Shtesa për banim
E drejta për kompensimin për banim realizohet në mënyrë që do të mundësojë sigurim të banimit për personat pa sigurim material, edhe atë:
Kompensimi i përhershëm
Sigurim i sigurimit material për kujdestar dhe prind që është kujdesur për fëmijën e vet me pengesa.
Ndihmë financiare e njëfishtë dhe ndihmë në materiale
Qëllimi i kësaj të drejte për mbrojtje sociale është të sigurohen mjete themelore financiare për person ose familje që gjendet në pozitë të...
Mbrojtja shëndetësore
Shfrytëzim i shërbimeve shëndetësore, me qëllim të tejkalimit të rreziqeve nga sëmundjet.