Ndihmë financiare për ndihmë dhe kujdes të një personi tjetër
Kjo e drejtë ka për qëllim të sigurojë mjete financiare bazëpër personat të cilët nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e tyre të përditshme ekzistenciale.
- Grupi i synimit:
Person me 26vjet moshë.
Nevojë për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër në vëllim më të madh ka persn me pengesë të mesme, të rëndë ose të thellë intelektuale,person tërësisht i verbër, si dhe person me ndryshime permanente në gjendjen shëndetësoretë ciliti nevojitet ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, për shkak se nuk mund t’i kryejë aktivitetet elementare të jetës së përditshme, nuk mund as me ndihmëtë mjeteve ortopedike të lëviz në mënyrë të pavarur nëpër banesë ose jashtë banesës, të ushqehet, të vishet, të mbajë higjienën personale, as të kryejë nevojat themelore fiziologjikenë mënyrë të pavarur.
Nevojë për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër në vëllim më të vogëlkaperson me pengesë të mesme intelektuale dhe person i cili për shkak të ndryshimeve permanente në gjendjen shëndetësore nuk mund t’i plotësojë tërësisht nevojat themelore jetësore pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.
- Kushtet për akses:
Person i cili nuk është në gjendje të kryejë në mënyrë të pavarur nevojat e tij themelore jetësore, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i huaj me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, person me statustërefugjatit të njohur dhe person nën mbrojtje plotësuese.
- Lartësia e së drejtës:
Lartësia e kompensimit mujor për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër në vëllim më të madh është 4.711 denarë për persona me pengesë të rëndë ose të thellë intelektuale, me pengesë të rëndë trupore dhe person tërësisht të verbër, si dhe person me ndryshime permanente në gjendjen shëndetësore.
Lartësia e kompensimit mujor për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër në vëllim më të vogël është 4.168 denarë për person me pengesëtë mesme intelektuale dhe që ka ndryshime permanente në gjendjen shëndetësore, për person tërësisht të shurdhër.
- Afatet për realizimin e së drejtës dhe ndërprerjen e së drejtës:
Qendra për punë sociale e ka për detyrë që dy muaj para skadimit të afatit të caktuar për rivlerësim,ta njoftojë shfrytëzuesin për nevojën e riekzaminimit për vlerësim të sërishëm për të vërtetuar nevojën për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër. Nëse shfrytëzuesi ose kujdestari i tij/saj pa arsye nuk paraqitet në afatimepërcaktuar për rivlerësim për vërtetim të nevojës për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, i pushon e drejta për kompensim monetar për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër.
Personi i cili me aktvendim të qendrës për punë sociale më gjatë se 30 ditë është i akomoduar në institucion për mbrojtje sociale jofamiljare, familje akomoduese, jetesë të organizuar me mbështetje, institucion shëndetësor apo tjetër, nuk mund të shfrytëzojë kompensim për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër për periudhën sa zgjat akomodimi.
- Dokumentet e duhura për aplikim:
Kërkesë për realizim të kompensimit për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër
Kërkesë për grumbullimin e të dhënave me detyrë zyrtare
Përgjigje ndaj kërkesës për grumbullimin e të dhënave me detyrë zyrtare
Deklaratë, pëlqim me shkrim nga kërkuesi për përdorimin e të dhënave të tij/saj personale në procedurën e realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës
Mendimnga mjekuamë për nevojën për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër
Indeksi Bartel, i nënshkruar nga mjekuamë
Konstatim dhe mendim për nevojën për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër nga komision ekspertësh
Komision i shkallës së dytë për dhënie të konstatimit, vlerësimit dhe mendimit për nevojën për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër
1. fotokopje e letërnjoftimit të vlefshëm tëqytetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lejepër qëndrim të përhershëm të shtetasit të huaj, fotokopje nga letërnjoftimi për refugjat të njohur ose letërnjoftim për person nën mbrojtje humanitare ose plotësuese;
2. konstatim dhe mendimi organitprofesional dhe
3. dokumentacion mjekësor (raport i specialistit, fletëlirimi dhe dokumentacion tjetër mjekësor)
Nevojën për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër me konstatim, vlerësim dhe mendim e përcaktojnëkomisione profesionale të formuara në institucione shëndetësore publike me përbërje prej tre mjekë specialistë ose subspecialistë.
Gjatë përcaktimit të shkallës së nevojës për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, merret parasysh indeksi Bartel, që është pjesë përbërëse e mendimit të lëshuar nga mjeku amë i parashtruesit të kërkesës.
Kompensim për shkak të pengesës
Me kompensimin për personat me pengesa sigurohet stimulim i për përfshirje sociale dhe mundësi të barabarta.
E DREJTA PËR SIGURI SOCIALE PËR TË MOSHUARIT
Futja e mbrojtjes së posaçme për personat e moshuar të pa sigurim material. Personat e moshuar që kanë sigurim material në moshën 65 vjeçare.
Ndihmë e garantuar minimale
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për familjet që kanë persona të aftë, por edhe të paaftë për punë dhe nuk kanë sigurm material,...
Ndihmë financiare për ndihmë dhe kujdes të një personi tjetër
Kjo e drejtë ka për qëllim të sigurojë mjete financiare bazëpër personat të cilët nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e tyre të përditshme...
Kompensimi për pagës përorar pune të shkurtuar
Të drejtën e kompensimit për pagëpër orar pune të shkurtuar për shkak të kujdesit për fëmijë me pengesa dhe sëmundje më të rënda kronike mund ta...
Shtesa për banim
E drejta për kompensimin për banim realizohet në mënyrë që do të mundësojë sigurim të banimit për personat pa sigurim material, edhe atë:
Kompensimi i përhershëm
Sigurim i sigurimit material për kujdestar dhe prind që është kujdesur për fëmijën e vet me pengesa.
Ndihmë financiare e njëfishtë dhe ndihmë në materiale
Qëllimi i kësaj të drejte për mbrojtje sociale është të sigurohen mjete themelore financiare për person ose familje që gjendet në pozitë të...
Mbrojtja shëndetësore
Shfrytëzim i shërbimeve shëndetësore, me qëllim të tejkalimit të rreziqeve nga sëmundjet.