Ndihmë monetare e njëfishtë për foshnje
Të sigurojë mjete themelore për pajisje për foshnje, fëmijë të parë dhe të dytë.
Mund të realizojë familja/njëri nga prindërit e fëmijës së parë dhe të dytë të porsalindur të gjallë dhe të fëmijëve të birësuar deri në një vjeç.
E drejta e ndihmës së njëfishtë monetare për fëmijë të porsalindur realizohet në rastet kur fëmija është fëmija i parë i porsalindur në familje, ose kur birësohet, në rastet kur nëna lind bineq, trineq dhe më shumë.
Të drejtë për ndihmë të njëhershme monetare për të porsalindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njëri nga prindërit, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendbanim të përhershëm së paku 12 muaj pa ndërprerje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në ditën e lindjes.
Të ardhurat mesatare të përgjithshme të familjes së nënës për të gjitha bazat në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës për realizimin e të drejtës dhe gjatë ushtrimit të drejtës janë më të ulëta se paga minimale neto e përcaktuar për vitin paraprak.
Shuma e ndihmës së njëfishtë për të fëmijën e parë të porsalindur është 5.100 (pesë mijë) denarë.
Shuma e ndihmës së njëfishtë për të fëmijën e dytë të porsalindur është 21.055 (njëzet mijë) denarë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Dokumentacioni parashtrohet në afat prej 90 ditësh nga lindja e fëmijës/fëmijëve, ndërsa paguhet nga dita e lindjes së fëmijës/fëmijëve.
1. Letërnjoftim i vlefshëm i nënës - dorëzohet për kontroll për të vërtetuar identitetin, shtetësinë dhe vendbanimin e përhershëm të nënës, përkatësisht adresën e vendbanimit/vendqëndrimit nëse është ndryshe nga të dhënat e shënuara për adresën në letërnjoftim. Nëse parashtrues i kërkesës është babai/kujdestari, për inspektim dorëzohet letërnjoftim i vlefshëm i nënës së fëmijës për të vërtetuar vendbanimin e përhershëm të nënës dhe një kopje e certifikatës nga libri i personave të vdekur nëse nëna ka ndërruar jetë dhe letërnjoftimi vlefshëm i babait/kujdestarit për kontroll për të vërtetuar identitetin dhe shtetësinë; përkatësisht dëshmi/vërtetim të lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme nëse nga letërnjoftimi i vlefshëm i nënës, shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të vërtetohet që është me vendbanim të përhershëm së paku 12 muaj në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në ditën e lindjes së fëmijës, përkatësisht për babanë/kujdestarin nëse ai është parashtruesi i kërkesës;
2. Librezë amësie për kontroll, për nënën me kopje të faqeve 3, 5 dhe 7 ose vërtetim nga mjeku specialist i përzgjedhur për gjinekologji dhe obsteteri për radhën e lindjes së fëmijës/fëmijëve dhe për fëmijë të birësuar vërtetim që nëna nuk ka fëmijë të parë/të dytë i lindur i gjallë.
3. Për fëmijë të adoptuar - dëshmi për radhën e birësimit të fëmijës/fëmijëve;
4. Kopje e certifikatës nga libri amë i të lindurve për fëmijën/fëmijët;
5. Letërnjoftimi i vlefshëm i babait - dorëzohet vetëm për kontroll për të vërtetuar identitetin, shtetësinë dhe vendbanimin e përhershëm (në rast se nëna nuk është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është kurorëzuar me shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Kërkesë për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëfishtë monetare për fëmijë të porsalindur paraqitet veçmas për çdo fëmijë.
Afate dhe ndërprerja e të drejtës
Në procedurën për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëfishtë monetare për të porsalindur, qendra për punë sociale e ka për detyrë të miratojë aktvendim në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm. Pas skadimit të këtij afati, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë, në afat prej 5 ditësh të paraqet kërkesë për miratim të aktvendimit te drejtori i qendrës.
Drejtori i qendrës për punë sociale e ka për detyrë që në afat prej 5 ditësh nga pranimi i kërkesës të sjell aktvendim me të cilin do të pranohet kërkesa. Për ndihmë të njëhershme financiare për të porsalindur vendos qendra për punë sociale kompetente për zonën ku nëna ka vendbanim të përhershëm. E drejta për të realizuar ndihmë të njëfishtë monetare për fëmijën e parë të lindur ndërpritet me ditën e pagimit të mjeteve, ndërkaq duke e pasur parasysh që është e drejtë e njëfishtë.
Превземи baranje_za_epp_novo.pdf (1.67 MB)
SHTESA FËMIJËRORE
Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe...
SHTESË E POSAÇME
Qëllimi i kësaj të drejte është t’i sigurojë mjetet bazë financiare për fëmijë me nevoja specifike, i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose...
Ndihmë monetare e njëfishtë për foshnje
Të sigurojë mjete themelore për pajisje për foshnje, fëmijë të parë dhe të dytë.
Shtesë prindërore
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për nënë ose baba/kujdestar që ka një fëmijë të tretë të gjallë.
Shtesë për arsimim
Shtesa për arsimim sigurohet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të familjes që ndërlidhen me shkollimin e fëmijëve.
Participimi
Varësisht nga gjendja financiare e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje,edukim dhe pushimi e rekreacion të fëmijëve në...