SHTESË E POSAÇME

Qëllimi i kësaj të drejte është t’i sigurojë mjetet bazë financiare për fëmijë me nevoja specifike, i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose intelektual, ose pengesa të kombinuara në zhvillimin deri në moshën 26 vjeçare.

Atë mund ta realizojë fëmijë me nevoja të veçanta:

• pengesë e rëndë, më e rëndë ose shumë e rëndë në zhvillimin fizik;

• pengesë mentale e mesme, e rëndë ose e thellë; format më të rënda të sëmundjeve kronike; shkalla më e rëndë e dëmtimit të shikimit, të dëgjimit ose të folurit, person i spektrit autik dhe më tepër lloje të pengesash (të kombinuara) në zhvillim.

Të drejtën për shtesë të veçantë e realizon prindi ose kujdestari i fëmijës nëse edhe prindi (kujdestari) edhe fëmija kanë vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nëse fëmija është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe person me status të pranuar të refugjatit dhe mbrojtje plotësuese për fëmijë me pengesa në zhvillim dhe me nevoja të veçanta.

 

Kushtet për akses

- E drejta realizohet pavarësisht gjendjes financiare të familjes, numrit të fëmijëve në familje dhe pavarësisht nëse fëmija shkollohet ose jo.

- Konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin psikik ose fizik si dhe nevojat specifike të fëmijës - Instituti për Shëndet Mendor,Enti e dorëzon konstatimin në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në shërbimin për realizimin e të drejtave të mbrojtjes për fëmijë, ose te parashtruesi.

- Seksioni për punë me fëmijët me pengesa në zhvillimin psikik dhe fizik të QPS-së duhet të lëshojë Aktvendim për kategorizim nga QPS dhe vërtetim që fëmija nuk është nën përkujdesje institucionale të shtetit.

Shuma e shtesës së veçantë për vitin 2021 është 5199 denarë.

Krahas të drejtës për shtesë të veçantë, prindi mund të realizojë edhe të drejtë për shtesë për fëmijë nëse i plotëson kushtet për realizimin e të drejtës për shtesë për fëmijë të parapara në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve.

Dokumentet e duhura për aplikim

1. Certifikatë nga libri amë i të lindurve për fëmijën, nga e cila do të vërtetohet edhe shtetësia e fëmijës;

2. Konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin intelektual ose trupor dhe nevojat specifike të fëmijës;

3. Aktvendim për kategorizim;

4. Vërtetim që fëmija nuk është i akomoduar në institucion për mbrojtje sociale jofamiljare ose në institucion tjetër me aktvendim të qendrës për punë sociale;

5. Për prind të vetëm, nëse njëri prind ka ndërruar jetë–certifikatë nga libri amë i të vdekurve; për shkurorëzim–aktgjykim i plotfuqishëm gjyqësor, dëshmi që prindi nuk jeton në bashkësi martesore–kopje e certifikatës nga libri amë i të lindurve jo më të vjetër se gjashtë muaj, apo që prindi nuk jeton në bashkësi jashtëmartesore - deklaratë që ai/ajo nuk jeton në bashkësi jashtëmartesore, dëshmi nga gjykata kompetente që njëri prind evidentohet i zhdukur, kurse për prind i cili është i evidentuar si i panjohur, kopje të certifikatës nga libri amë i të lindurve për fëmijën;

6. Për prind pa sigurim material, shfrytëzues i ndihmës së garantuar minimale, vërtetim që ai/ajo është shfrytëzuesi ndihmës së garantuar minimale;

7. Letërnjoftim i vlefshëm i paraqitësit të kërkesës, që dorëzohet vetëm për kontroll për të dëshmuar identitetin dhe vendbanimin;

8. Për fëmijë të pranuar/dorëzuar në kujdestari - Aktvendim për kujdestari.

Aktvendimi është i vlefshëm derisa personi për të cilin kërkohet shtesë e veçantë nuk i mbush26 vjet moshë.

Qendra për Punë Sociale e vazhdon kërkesën me automatizëm. Nëse në konstatim dhe mendim është rekomanduar rikategorizim pas një periudhe të caktuar, parashtrohet dokumentacion i ri.

 

Ndërprerja e të drejtës

E drejta për kompensim të veçantë realizohet nga dita e paraqitjes së kërkesës. Shfrytëzuesi i të drejtës për shtesë të veçantë e ka për detyrë ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave që kanë qenë bazë për njohjen e të drejtës në afat prej 15 ditësh nga dita kur kanë ndodhur ato ndryshime, përndryshe e drejta e tij ndërpritet,si dhe në rast se ka dhënë të dhëna të pavërteta.

Për ankesën kundër aktvendimit të Qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë ankesën vendos Ministria për Punë dhe Politikë Sociale si organ i shkallës së dytë.

Qendra për Punë Sociale me detyrë zyrtare, përkohësisht e të paktën një herë në vit e shqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për fitim dhe shfrytëzim të drejtës për mbrojtjen të fëmijëve dhe nëse konstaton që ato kanë ndryshuar, miraton aktvendim të ri.

 

detski dodatok

SHTESA FËMIJËRORE

Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe...

Повеќе...
Посебен додаток

SHTESË E POSAÇME

Qëllimi i kësaj të drejte është t’i sigurojë mjetet bazë financiare për fëmijë me nevoja specifike, i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose...

Повеќе...
Еднократна парична помош за новороденче

Ndihmë monetare e njëfishtë për foshnje

Të sigurojë mjete themelore për pajisje për foshnje, fëmijë të parë dhe të dytë.

Повеќе...
Родителски  Додаток

Shtesë prindërore

Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për nënë ose baba/kujdestar që ka një fëmijë të tretë të gjallë.

Повеќе...
Додаток за образование

Shtesë për arsimim

Shtesa për arsimim sigurohet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të familjes që ndërlidhen me shkollimin e fëmijëve.

Повеќе...
Партиципација

Participimi

Varësisht nga gjendja financiare e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje,edukim dhe pushimi e rekreacion të fëmijëve në...

Повеќе...
Dec
13
2021