Participimi
Varësisht nga gjendja financiare e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje,edukim dhe pushimi e rekreacion të fëmijëve në institucion publik për fëmijë.
Participimi sigurohet në çmimin e shërbimit për fëmijë që e paguan prindi. Participimi është çlirim i një pjese të çmimit që e mbulon prindi në shpenzimet e përkujdesjes, edukimit, pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve në institucionet publike për fëmijë.
E drejta për participim realizohet për fëmijë, gjendja materiale e familjes së të cilit është e dobësuar për shkak të ndonjë fatkeqësie të pësuar natyrore (zjarr, përmbytje, tërmet, etj.). E drejta e participimit në institucionin publik për fëmijë - kopsht për fëmijë realizohet për fëmijë nga familje me prind të vetëm (nëse njëri nga prindërit ka ndërruar jetë ose është i panjohur ose i është hequr e drejta prindërore apo nëse për arsye të tjera është i penguar ta ushtrojë të drejtën prindërore), me pagë dhe të ardhura tjera mujore në shumë deri në pagën minimale të përcaktuar me ligj.
Kushte për akses
Varësisht nga gjendja materiale e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje, edukim dhe pushim e rekreacion të fëmijëve në institucion publik për fëmijë. E drejta e participimit realizohet për fëmijë gjendja materiale e familjes së të cilit është e dobësuar për shkak të ndonjë fatkeqësie të pësuar natyrore (zjarr, përmbytje, tërmet, etj.).
Përfitimet
Lartësia e participimit përcaktohet për çdo rast të përmendur dhe nuk mund të jetë më e ulët se 30%, por jo më tepër se 100% e çmimit që e mbulon prindi për një fëmijë, për shpenzimet për përkujdesje, edukim, pushim dhe rekreacion të fëmijëve në institucionet publike për fëmijë.
Lartësia e participimit përcaktohet varësisht nga situata e krijuar. E drejta realizohet nga dita e paraqitjes së kërkesës. Participimi sigurohet në çmimin e shërbimit për fëmijë që e paguan prindi. Lartësia e participimit për fëmijë që është i përkujdesur në institucion publik për fëmijë përcaktohet vetëm për numrin e përgjithshëm të ditëve që fëmija i ka kaluar në institucion, sipas evidencës nga libri për prezencë të fëmijëve dhe është 100% e çmimit të shërbimit për fëmijë që e paguan prindi. Për realizimin e të drejtës për participim,kompetent për vendimmarrje është komisioni për pranim të fëmijëve, i emëruar nga drejtori i kopshtit publik në pajtim me ligjin.
Dokumentacioni i duhur
Kërkesa për realizimin e të drejtës për participim në shpenzimet për përkujdesje të fëmijëve në institucionin publik për fëmijë paraqitet tek institucioni publik në të cilin është akomoduar fëmija, përkatësisht në të cilin fëmija është nën përkujdesje.
1. E drejta e participimit realizohet për fëmijë gjendja materiale e familjes së të cilit është e dobësuar për shkak të ndonjë fatkeqësie të pësuar natyrore (zjarr, përmbytje, tërmet, etj.). Lartësia e participimit përcaktohet varësisht nga situata e krijuar.
Parashtruesi i kërkesës- prind/kujdestar për realizimin e të drejtës për participim parashtron:
1. letër njoftim të parashtruesit të kërkesës për kontroll,
2. kopje të certifikatës së fëmijës nga libri amë i të lindurve;
3. vërtetim nga Qendra për Punë Sociale që kanë ndodhur rastet e fatkeqësive të pësuara natyrore (zjarr, përmbytje, tërmet e tjera) për shkak të të cilave është dobësuar gjendja materiale e familjes. E drejta e participimit për fëmijë që gjendet nën përkujdesje në institucion publik për fëmijë nuk mund të realizohet për më gjatë se gjashtë muaj.
2. E drejta për participim në shpenzimet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë sigurohet për prindër të vetëm që janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar, fëmijët e të cilëve janë të akomoduar në institucion publik për fëmijë – kopsht për fëmijë.
Prindi i fëmijës për të cilin realizohet e drejta e participimit në shpenzimet për akomodim dhe edukim të fëmijëve parashkollorë duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm së paku 12 muaj pa ndërprerje në territori ne Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në ditën e parashtrimit të kërkesës.
Lartësia e participimit në shpenzimet për akomodim dhe edukim të fëmijëve parashkollorë është e barabartë me çmimin e shërbimit në institucionin publik për fëmijët që e paguan prindi. Participimi në shpenzimet për akomodim dhe edukim të fëmijëve parashkollorë sigurohet nga buxheti i komunës dhe komunës së Qytetit të Shkupit në territorin e së cilës gjendet selia e institucionit. Kërkesa për realizimin e të drejtës për participim në shpenzimet për akomodim të fëmijës në institucion publik për fëmijë paraqitet në institucionin publik ku fëmija qëndron, përkatësisht në të fëmija është i akomoduar (me shënim për Komisionin për pranim të fëmijëve).
Kërkesa për realizimin e të drejtës për participim në shpenzimet për akomodim të fëmijëve në institucion publik për fëmijë paraqitet në institucionin publik në të cilin fëmija është i akomoduar:
1. letërnjoftim i parashtruesit të kërkesës për verifikim,
2. fotokopje e certifikatës së fëmijës nga libri amë i të lindurve (origjinali dorëzohet për kontroll),
3. fotokopje e certifikatës së lindjes së prindit nga libri amë që është parashtrues i kërkesës, jo më e vjetër se gjashtë muaj
4. për shkurorëzim/vejan-vejushë (origjinali dorëzohet për kontroll),
5. vërtetim që njëri prind ka ndërruar jetë, fotokopje e certifikatës nga libri amë i personave të vdekur (origjinali dorëzohet për kontroll) - për vejan-vejushë, dëshmi nga gjykata kompetente që prindit tjetër i është hequr e drejta prindërore.
6. vërtetim për neto pagën e prindit të paguar në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës - nga punëdhënësi.
7. për prind shfrytëzues i pensionit, dëshmi për pension (aktvendim nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut);
8. për prind shfrytëzues i kompensimit monetar për persona të papunë (dëshmi nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut),
9. për prind shfrytëzues i ndihmës minimale të garantuar (aktvendim nga qendra kompetente për çështje sociale);
10. për prind shfrytëzuesi bursës (dëshmi për bursë të pranuar gjatë tre muajve të fundit përpara paraqitjes së kërkesës),
11. për prind shfrytëzues i alimentacionit (dëshmi për alimentacion të pranuar gjatë tre muajve të fundit para paraqitjes së kërkesës)
12. Dëshmi për të ardhura të realizuara të prindit në vitin paraprak nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Parashtruesi i kërkesës-prindi, varësisht nga statusi, paraqet dokumentacion përkatës.
Afate dhe ndërprerja e të drejtës
Institucioni publik për fëmijë – kopshti fëminor, më së voni 30 ditë nga dita e paraqitjes së parashtrimit të dokumentacionit të nevojshëm, sjell vendim për realizimin e të drejtës për participim. E drejta për participim realizohet nga dita e parë e muajit pas paraqitjes së kërkesës.
E drejta për participim realizohet nga dita e parë e muajit pas paraqitjes së kërkesës. Institucioni publik për fëmijë – kopshti fëminor, më së voni 30 ditë nga dita e paraqitjes së parashtrimit të dokumentacionit të nevojshëm, sjell vendim për realizimin e të drejtës për participim.
E drejta për participim në rastet e përmendura sipër për fëmijë që është i akomoduar në institucion publik për fëmijë nuk mund të realizohet më shumë se gjashtë muaj. Pas përfundimit të kushteve për të cilat është realizuar e drejta, Qendra për Punë Sociale e njofton institucionin publik për fëmijë se kanë pushuar arsyet për realizim të drejtës. E drejta e participimit mbaron muajin e ardhshëm pas muajit kur kanë pushuar shkaqet,ndërsa pas riparimit të pasojave nga fatkeqësia e pësuar natyrore (për shkak të së cilës është realizuar), e drejta mund të pushojë edhe para skadimit të afatit të përcaktuar.
E drejta për participim për një fëmijë që është i akomoduar në institucion publik për fëmijë realizohet deri sa të plotësohen kushtet në bazë të të cilave realizohet e drejta në fjalë, për çka prindi, më së voni 15 ditë para skadimit të periudhës prej gjashtë muajsh duhet të paraqesë kërkesë të re për vazhdimin e të drejtës me dokumentacionin përkatëse të lartpërmendur. Nëse ka ndryshim në kushtet që kanë qenë bazë për realizimin e kësaj të drejte, prindi duhet me shkrim të njoftojë institucionin publik për fëmijë-kopshtin për fëmijë më së voni 15 ditë nga dita e paraqitjes së ndryshimit,kurse e drejta do të ndërpritet nga dita e paraqitjes së ndryshimit. E drejta për participim përfundon muajin e ardhshëm pas muajit kur kanë pushuar shkaqet,ndërsa pas riparimit të pasojave nga fatkeqësia e pësuar natyrore (për shkak të së cilës është realizuar), e drejta mund të pushojë edhe para skadimit të afatit të përcaktuar.
SHTESA FËMIJËRORE
Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe...
SHTESË E POSAÇME
Qëllimi i kësaj të drejte është t’i sigurojë mjetet bazë financiare për fëmijë me nevoja specifike, i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose...
Ndihmë monetare e njëfishtë për foshnje
Të sigurojë mjete themelore për pajisje për foshnje, fëmijë të parë dhe të dytë.
Shtesë prindërore
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për nënë ose baba/kujdestar që ka një fëmijë të tretë të gjallë.
Shtesë për arsimim
Shtesa për arsimim sigurohet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të familjes që ndërlidhen me shkollimin e fëmijëve.
Participimi
Varësisht nga gjendja financiare e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje,edukim dhe pushimi e rekreacion të fëmijëve në...