Shtesë prindërore
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për nënë ose baba/kujdestar që ka një fëmijë të tretë të gjallë.
Mund ta realizojë nëna e cila e ka lindur dhe kujdeset për fëmijën e saj të tretë. Në raste të jashtëzakonshme, bartës i të drejtës mund të jetë babai dhe/ose kujdestari.
Kushtet për akses:
Nëna e cila është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në tre vitet e fundit para parashtrimit të kërkesës. Nëna kujdeset drejtpërsëdrejti për fëmijën për të cilin ka parashtruar kërkesë, fëmijët e të cilës nga radha paraprake e lindjes nuk janë vendosur në institucion për mbrojtje sociale, familje akomoduese ose nuk janë dhënë për birësim dhe të cilës nuk i është hequr e drejta prindërore mbi fëmijë nga radha paraprak e lindjes. Në rast se nëna nuk është gjallë, e ka braktisur fëmijën ose për shkaqe të arsyeshme është e penguar të kujdeset drejtpërsëdrejti për fëmijën, të drejtën në vend të nënës mund ta realizojë babai ose kujdestari nëse i plotëson kushtet e lartpërmendura.
Shkaqe të arsyeshme janë:
• mjekimi vazhdueshëm afatgjatë spitalor i nënës;
• përkeqësim serioz i gjendjes shëndetësore të nënës;
• qëndrim studimor, për përsosje dhe specializim i nënës; si dhe
• nënës i është hequr aftësia për punë
Përfitimet
Shtesë prindërore për fëmijë – për të drejtat e fituara në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Fletorja Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18, 198/18)
- Shuma e shtesës prindërore për fëmijën e tretë do të jetë 9.191 (nëntë mijë njëqind e nëntëdhjetë e një) denarë.
- Shuma e shtesës prindërore për fëmijën e katërt do të jetë 12.867 (dymbëdhjetë mijë tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) denarë.
- Shuma e shtesës prindërore për prindin e vetëm për një fëmijë do të jetë 18.382 (tetëmbëdhjetë mijë treqind e tridhjetë e dy) denarë.
- Shuma e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) për përfituesit sipas gjendjes materiale të familjes së nënës do të jetë 10.954 (dhjetë mijë nëntëqind e pesëdhjetë e katër) denarë.
Ndihma prindërore për fëmijën e tretë paguhet çdo muaj, për një periudhë dhjetëvjeçare.
Dokumentacioni i duhur:
Dokumentacioni i duhur për realizimin dhe shfrytëzimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë, në rastet kur parashtruesi kërkesës për realizimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë është nëna:
1. Letërnjoftim i vlefshëm për kontroll për vërtetim të identitetit, shtetësisë dhe vendbanimit të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre vitet e fundit para parashtrimit të kërkesës (kurse për nënat,për të cilat nga letërnjoftimi nuk mund të vërtetohet që janë shtetase të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut tre vitet e fundit para parashtrimit të kërkesës dhe dëshmisë me të cilën vërtetohet, gjegjësisht nga e cila mund të konstatohet që janë shtetase të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre vitet e fundit para dorëzimit të kërkesës);
2. Certifikatë nga libri amë i të lindurve për fëmijën;
3. Deklaratë nga nëna si parashtruese e kërkesës që nuk jeton dhe nuk punon jashtë vendit;
4. Certifikata të lindjes për fëmijët nga radha paraprake e lindjes së nënës, ndërsa nëse ka një ose më shumë fëmijë të vdekur, edhe një kopje të certifikatës, përkatësisht certifikatave nga libri amë i të vdekurve dhe deklaratë nga nëna për radhën e lindjes së fëmijëve, sipas datës dhe kohës së lindjeve, të shënuara në certifikatën nga libri amë i të lindurve për fëmijën, ndërkaq nëse ka fëmijë të vdekur, shënohet data dhe ora e vdekjes së fëmijës, të shënuara në certifikatën nga libri amë i personave të vdekur për fëmijën;
5. Dëshmi që fëmijët nga radha paraprake e lindjes nuk janë vendosur në institucion për mbrojtje sociale, familje akomoduese ose nuk janë dhënë për birësim;
6. Dëshmi që nënës nuk i është hequr e drejta prindërore për fëmijët nga radha paraprake e lindjes;
7. Dëshmi për nënën për ekzaminime dhe kontrolle të kryera shëndetësore gjatë shtatzënisë;
8. Dëshmi për vaksinimet e detyrueshme të fëmijës për të cilin realizohet e drejta në pajtim me ligjin;
9. Vërtetim që fëmija, për të cilin realizohet e drejta, është i regjistruar dhe vijon rregullisht shkollën fillore;
10. Vërtetim për vazhdim të jashtëzakonshëm të shkollimit për fëmijën për të cilin realizohet e drejta dhe i cili për shkak të sëmundjes ose lëndimit është i penguar të vijojë rregullisht mësimin;
11. Vërtetim për fëmijën për të cilin realizohet e drejta që për shkak të llojit dhe shkallës së aftësisë së kufizuar nuk mund të arsimohet;
12. Certifikatë nga libri amë për të kurorëzuar;
13. Certifikatë nga libri amë i të vdekurve;
14. Aktgjykim për shkurorëzim;
15. Vërtetim për të ardhura vjetore të realizuara;
16. Fletë pronësi ose vërtetim që nuk posedon pronë;
17. Vërtetim për të ardhura të realizuara nga puna në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë saj;
18. Vërtetim për shfrytëzues të pensionit të realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë saj;
19. Aktgjykim për alimentacion të përcaktuar;
20. Marrëveshje për kryerjen e punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, familjevedhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
21. Vërtetim nga banka për depozita të kursimeve;
22. Vërtetim për letra me vlerë nga Zyra Qendrore e Depozitave të letrave me vlerë;
23. Vërtetim nga Agjencia për Punësim, e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pagesën e kompensimit monetar në bazë të papunësisë;
24. Vërtetim për pagesë të invaliditetit ushtarak;
25. Vërtetim për pagesë të invaliditetit civil.
26. Vërtetim për kompensim që buron nga aktivitetet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
27. Vërtetim që është student i rregullt; dhe
28. Marrëveshje për dhënie të tokës bujqësore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në uzufrukt.
Dokumentacioni i duhur për realizimin dhe shfrytëzimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë, në rastet kur parashtrues i kërkesës për realizimin e të drejtës për ndihmë prindërore për një fëmijë është babai/kujdestari:
1. Letërnjoftim i vlefshëm i nënës për kontroll për të verifikuar vendbanimin e përhershëm, përkatësisht dëshmi për vendbanim të përhershëm për nënën, përveç në rast se nëna nuk është gjallë;
2. Letërnjoftim i vlefshëm i babait, përkatësisht kujdestarit për kontroll për verifikim të identitetit, shtetësisë dhe vendbanimit të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre vitet e fundit para parashtrimit të kërkesës, (ndërsa për baba përkatësisht kujdestar për të cilin, nga letërnjoftimi nuk mund të vërtetohet që është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre vitet e fundit para parashtrimit të kërkesës edhe dëshmi që vërteton, gjegjësisht nga e cila mund të konstatohet se është shtetasi Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre vitet e fundit para parashtrimit të kërkesës);
3. Kopje e certifikatës nga libri amë i të lindurve për fëmijën;
4. Kopje e certifikatës së lindjes nga libri amë për fëmijët nga radha paraprake e lindjes së nënës, ndërsa nëse ka një ose më tepër fëmijë të vdekur dhe kopje e certifikatës, përkatësisht certifikata nga libri amë i të vdekurve dhe deklaratë nga babai, gjegjësisht nga kujdestari për radhën e lindjes së fëmijëve të nënës, sipas datës dhe orës së lindjeve, të regjistruara në certifikatën e fëmijës nga libri amë i të lindurve, kurse nëse ka fëmijë të vdekur, shënohet edhe data dhe ora e vdekjes së fëmijës, të shënuara në certifikatën e fëmijës nga libri amë i të vdekurve;
5. Dëshmi që fëmijët nga radha e mëparshme e lindjes nuk janë të vendosur në institucion për mbrojtje sociale, familje akomoduese ose nuk janë dhënë për birësim;
6. Dëshmi që babait ose kujdestarit nuk i është hequr e drejta prindërore mbi fëmijët nga radha paraprake e lindjes, ndërsa për kujdestarin dëshmi që nuk i është hequr e drejta e kujdestarisë;
7. Kopje e certifikatës nga regjistri i personave të vdekur në rast kur nëna është e vdekur;
8. Dëshmi që nëna e ka braktisur fëmijën;
9. Vërtetim për mjekim të vazhdueshëm afatgjatë spitalor të nënës;
10. Dëshmi për përkeqësim serioz të gjendjes shëndetësore të nënës, me vlerësim për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore;
11. Dëshmi për qëndrim studimor, përsosje dhe specializim të nënës;
12. Dëshmi që nënës i është hequr aftësia për punë;
13. Deklaratë nga babai, përkatësisht kujdestari si parashtrues i kërkesës që nuk jeton dhe nuk punon jashtë vendit;
14. Dëshmi për nënën për ekzaminime dhe kontrolle shëndetësore të kryera gjatë shtatzënisë;
15. Dëshmi për vaksinimet e detyrueshme të fëmijës për të cilin realizohet e drejta në pajtim me ligjin;
16. Vërtetim që fëmija për të cilin është realizuare drejta është i regjistruar dhe rregullisht - vijon shkollën fillore;
17. Vërtetim për vazhdim të çrregullt të shkollimit - për fëmijën për të cilin është realizuar e drejta dhe i cili për shkak të sëmundjes ose lëndimit është i penguar të vijojë rregullisht mësimin;
18. Vërtetim për fëmijën për të cilin është realizuar e drejta që për shkak të llojit dhe shkallës së aftësisë së kufizuar nuk mund të arsimohet;
19. Certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve;
20. Certifikatë nga regjistri i të vdekurve;
21. Aktgjykimi për shkurorëzim;
22. Vërtetim për të ardhurat vjetore të realizuara;
23. Fletë pronësi ose vërtetimin që nuk posedon pronë;
24. Vërtetim për të ardhura të realizuara nga puna në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë;
25. Vërtetim për shfrytëzues të pensionit të realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë;
26. Aktgjykim për alimentacion ligjor;
27. Marrëveshje për kryerjen e punëve në lidhje me realizimin e Regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
28. Vërtetim nga banka për depozita të kursimeve;
29. Vërtetim për letra me vlerë nga Zyra Qendrore e Depozitave të letrave me vlerë;
30. Vërtetim nga Agjencia për Punësim, e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pagesën e kompensimit monetar në bazë të papunësisë;
31. Vërtetim për pagesë të invaliditetit ushtarak;
32. Vërtetim për pagesë të invaliditetit civil.
33. Vërtetim për kompensim që buron nga aktivitetet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
34. Vërtetim që është student i rregullt; dhe
35. Marrëveshje për dhënie të tokës bujqësore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në uzufrukt.
Afatet dhe ndërprerja e të drejtës
Kërkesa për realizimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet në qendrën kompetente për punë sociale, më së voni deri tre muaj moshë të fëmijës dhe e drejta për shtesë prindërore për fëmijë realizohet nga dita e lindjes së fëmijës. Kërkesa për vazhdimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë për vitin e ardhshëm paraqitet deri më 31 mars të vitit rrjedhës. Nëse kërkesa për vazhdimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë parashtrohet pas këtij afati, parashtruesi i kërkesës do të fitojë vazhdim, përkatësisht shfrytëzimin e të drejtës në ditën e parë të muajit të ardhshëm pas muajit gjatë të cilit është parashtruar kërkesa për vazhdimin e të drejtës.
Personi që shfrytëzon të drejtë e RD-3 nuk mund të realizojë të drejtën për GMP.
Превземи izjava_za_rd.pdf (55.29 KB)
Превземи izjava_rd.pdf (72.35 KB)
SHTESA FËMIJËRORE
Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe...
SHTESË E POSAÇME
Qëllimi i kësaj të drejte është t’i sigurojë mjetet bazë financiare për fëmijë me nevoja specifike, i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose...
Ndihmë monetare e njëfishtë për foshnje
Të sigurojë mjete themelore për pajisje për foshnje, fëmijë të parë dhe të dytë.
Shtesë prindërore
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për nënë ose baba/kujdestar që ka një fëmijë të tretë të gjallë.
Shtesë për arsimim
Shtesa për arsimim sigurohet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të familjes që ndërlidhen me shkollimin e fëmijëve.
Participimi
Varësisht nga gjendja financiare e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje,edukim dhe pushimi e rekreacion të fëmijëve në...