SHTESA FËMIJËRORE
Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe zhvillimit të fëmijës,
Këtë mund ta realizojë fëmijë deri sa të mbush 18 vjet moshë, ndërsa jeton në familje e cila nuk posedon pronë dhe të drejta pronësore nga të cilat mund të fitojë për jetesë dhe nëse është në shkollim të rregullt.
Ndihmën e realizon njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestari ose personi të cilit, me aktvendim të qendrës kompetente për punë sociale, fëmija i është besuar në përkujdesje dhe edukim dhe jeton në familje me kushtet e përcaktuara me këtë ligj.
E drejta për shtesën për fëmijë realizohet nga dita e paraqitjes së kërkesës.
Kushte për akses
- Për fëmijë i cili jeton në familje me vendbanim dhe qëndrim të rregulluar të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nëse familja nuk posedon pronë dhe të drejta pronësore dhe pronësore nga të cilat mund të fitojë për jetesë dhe është në shkollim të rregullt në RMV.
- Shtetas i huaj i cili ka vendbanim dhe qëndrim të rregulluar të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë tre viteve të fundit para dorëzimit të kërkesës.
- Të drejtë të shtesës për fëmijë sigurohet edhe për fëmijë nga familje e cila e ka realizuar, përkatësisht e shfrytëzon të drejtën për ndihmë minimale të garantuar në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.
Pragu për të drejtën e shtesës fëmijërore është në varësi prej numrit të anëtarëve në amvisëri dhe përllogaritet në shkallë ekuivalente e cila për një anëtarë të amvisërisë është 1 dhe ka vlerën prej 6800 denarë, kurse për anëtarët e tjerë, shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0,5 për anëtarin e dytë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e tretë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e katërt të amvisërisë, për koeficientin prej 0,2 për anëtarin e pestë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e gjashtë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e shtatë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e tetë të amvisërisë dhe më së shumti deri në tetë anëtarë të amvisërisë.
Shkalla ekuivalente rritet në mënyrë shtesë për 1,2 për prind të vetëm.
Kështu si shembull, për një amvisëri me tre anëtarë, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimti të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë nuk guxon që ta tejkalojë shumën prej 12.920 denarë, për amvisëri katëranëtarëshe 15.640, për amvisëri pesëanëtarëshe 17.000 denarë, për amvisëri gjashtëanëtarëshe 17.680, për amvisëri shtatëanëtarëshe 18.360 denarë, kurse për atë tetëanëtarëshe 19.040 denarë.
Për një amvisëri treanëtarëshe me një prindë të vetëm pragu për qasje është 21.080 denarë, te një amvisëri pesëanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 25.160 denarë.
Gjatë përcaktimit të vlerës së pragut për qasje në të drejtën për shtesë fëmijërore, për një anëtarë të amvisërisë ose familje nuk llogaritet një person i cili:
· është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë,
· me vendim të qendrës për punë sociale është i vendosur në institucion për mbrojtje sociale jashtëfamiljare, ose është i vendosur në institucion shëndetësor ose tjetër, për periudhë deri sa zgjatë akomodimi, dhe
· është kryerës i dhunës në familje.
Të ardhura të përgjithshme mujore të të gjithë anëtarëve të familjes konsiderohen:
1. Të ardhurat nga puna;
2. Pension i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
3. Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur;
4. Të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të drejta të ngjashme;
5. Të ardhurat nga shitja e prodhimeve individuale bujqësore;
6. Të ardhurat nga të drejtat e pronësisë industriale;
7. Të ardhurat nga qiraja dhe nën qiraja;
8. Të ardhura nga kapitali;
9. Fitime kapitale;
10. Fitime nga lojërat e fatit;
11. Të ardhura nga sigurimet;
12. Të ardhura tjera;
13. E drejta për sigurim social të personave të moshuar;
14. Kompensim monetar në bazë të papunësisë;
15. Kompensimi për invaliditet ushtarak;
16. Kompensimi për invaliditet civil;
17. Mbështetje ligjore;
18. Shtesa prindërore për fëmijë;
19. Mbështetje financiare nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural;
20. Kompensimi i përhershëm;
21. Kompensimi i pagës për orar të shkurtuar, dhe
22. Shtesë për arsim të personit i cili deri në moshën 18 vjeçe ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe kujdes prindëror.
E drejta e shtesës për fëmijë nuk mund të realizohet për fëmijë nëse familja posedon:
1. Shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk banon ose nuk e përdor për banim;
2. Apartament apo shtëpi në ndërtim;
3. Hapësirë afariste;
4. Kursime/investim të kursimeve në vlerë mbi 70.000 denarë dhe
5. Letrame vlerë.
Si të ardhura, gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të drejtës për shtesë për fëmijë, nuk konsiderohen:
1. Kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër;
2. Kompensimi për shkak të pengesës;
3. Shtesa për banim;
4. Ndihma financiare e njëfishtë;
5. Kompensimi financiar për shpenzimet për person të akomoduar dhe kompensim për përkujdesje për person në familje akomoduese;
6. Ndihmë financiare e njëfishtë për foshnje;
7. Shtesë e veçantë;
8. Ndihmë e garantuar minimale;
9. Shtesë për arsim (për arsim fillor dhe/ose të mesëm);
10. Kompensimi për regjistrues për kryerjen e punëve lidhur me realizimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut,i anëtarëve të familjes në lartësi deri në 15.000 denarë;
11. Kompensimi financiar që paguhet në kuadër të projektit IPA, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale;
12. Të ardhurat në bazë të angazhimit në punë të dobishme komunale në pajtim me programin nga Plani Operativ për programe dhe masa aktive të punësimit;
13. Kompensim për pjesëmarrje në trajnim, të realizuar në përputhje me programet/masat nga plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim;
14. Bursë;
15. Të ardhura në bazë të angazhimit në punë për të kryer punë publike, punëve sezonale dhe punëve tjera të përkohshme, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës;
16. Donacionet në pajtim me Ligjin për donacione;
17. Kompensimet për punë praktike të nxënësve dhe mësimdhënie praktike të studentëve;
18. Kompensimi për punë praktikanti në pajtim me Ligjin për praktikë;
19. Kompensimi për vullnetarë në pajtim me Ligjin për vullnetarizëm;
20. Ndihma financiare që përdoret për mjekim brenda ose jashtë vendit;
21. Kompensimi që buron nga aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
22. Të ardhurat neto të deklaruara ose të realizuara nga të hyrat nga shitja e prodhimeve individuale bujqësore për të gjithë anëtarët e familjeve në vlerë deri në 300.000 denarë ndërsa mbi këtë shumë në shumë,në lartësi prej 80% të të hyrave të realizuara në 12 muajt e fundit;
23. Të hyrat neto të deklaruara ose të realizuara nga të hyrat tjera të të gjithë anëtarëve të familjeve, në vlerë deri në 30.000 denarë në 12 muajt e fundit; dhe
24. Mbështetje juridike (Alimentacion) për fëmijë në lartësi deri 6.000 denarë
Gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të drejtës për shtesë për fëmijë, për një fëmijë nga familja e cila e ka realizuar, përkatësisht shfrytëzon të drejtë për ndihmë minimale të garantuar në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, nuk konstatohet gjendja materiale e familjes.
Nëse në familje ka fëmijë i cili nuk është i moshës shkollore, lartësia e shtesës për fëmijë, për një fëmijë është 1.000 (një mijë) denarë në muaj, ndërsa për dy e më shumë fëmijë është 1.600 (një mijë e gjashtëqind) denarë në muaj për të gjithë fëmijët.
Nëse në familje ka fëmijë i cili nuk është i moshës shkollore, lartësia e shtesës për fëmijë, për një fëmijë është 1200 (një mijë e dyqind) denarë në muaj, ndërsa për dy e më shumë fëmijë është 1.900 (një mijë e nëntëqind) denarë në muaj për të gjithë fëmijët.
Nëse në familje ka dy ose më shumë fëmijë dhe nëse fëmijët nuk janë në moshë shkollore, shuma e shtesës për fëmijë, për të gjithë fëmijët është 1.600 (një mijë e gjashtëqind) denarë në muaj.
Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin dhe shfrytëzimin e të drejtës për shtesë për fëmijë për të gjithë anëtarët e familjes është:
1. Letërnjoftim i vlefshëm i personit që e parashtron kërkesën, që dorëzohet vetëm për kontroll për të vërtetuar identitetin, shtetësinë dhe vendbanimin;
2. Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
3. Certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve;
4. Certifikatë nga libri amë i personave të vdekur;
5. Aktgjykim për shkurorëzim;
6. Vërtetim për të ardhura të realizuara vjetore;
7. Fletë-pronësi ose vërtetim që nuk posedon pronë;
8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara nga puna në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë;
9. Vërtetim për shfrytëzues të pensionit të realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë;
10. Aktgjykimi për alimentacion të përcaktuar;
11. Marrëveshje për të kryer punë lidhur me realizimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
12. Vërtetim nga banka për depozitën e kursimit;
13. Vërtetim për letra me vlerë nga Zyra Qendrore e Depozitimit të letrave me vlerë;
14. Vërtetim nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pagesën e kompensimit monetar në bazë të papunësisë;
15. Vërtetim për pagesë të invaliditetit ushtarak;
16. Vërtetim për pagesë të invaliditetit civil;
17. Vërtetim për kompensim që buron nga aktivitetet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
18. Dëshmi që njëri prind është i panjohur;
19. Dëshmi që njëri prind mungon;
20. Dëshmi për afatin kohor të vuajtjes së dënimit me burg;
21. Dëshmi që njëri prind ka ndërruar jetë;
22. Dëshmi që me vendim të qendrës për punë sociale është i vendosur në institucion për mbrojtje sociale jofamiljare dhe institucion shëndetësor ose tjetër;
23. Dëshmi që njëri prind jeton në bashkësi martesore ose jashtëmartesore dhe
24. Vërtetim që është student i rregullt.
Ndërprerja e të drejtës
Ankesa kundër aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale me të cilin nuk njeh apo pezullohet e drejta nga sfera e mbrojtjes së fëmijëve, në rastin konkret të shtesave për fëmijë, parashtrohet nëpërmjet qendrës kompetente në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. Ankesa paraqitet në dy ekzemplarë me prova me të cilat kontestohen faktet që kanë ndikuar që qendra të sjell vendimin për ndërprerjen e të drejtës. Ankimuesi mund të paraqesë edhe fakte të reja në ankesë dhe të paraqesë prova të reja që nuk janë marrë parasysh gjatë vendimmarrjes nga qendra. Ministria ka për obligim të vendos për ankesën në afat prej 60 ditësh.
Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit, megjithatë nëse ankesa pranohet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe aktvendimi i miratuar anulohet dhe lënda kthehet në vendimmarrje të serishme me udhëzime për konstatim të gjendjes së re faktike, qendra për punë sociale e ka për obligim të veprojë sipas udhëzimeve dhe të sjell aktvendim për njohjen e të drejtës. Në këtë rast, e drejta njihet nga muaji kur ajo është ndërprerë dhe shfrytëzuesit do t'i paguhet shuma e plotë e mjeteve në mënyrë retroaktive. Nëse ministri nuk e pranon ankesën dhe e vërteton vendimin, kundër vendimit të shkallës së dytë pala ka të drejtë parashtrojë padi në Gjykatën Administrative të RMV në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit.
Shfrytëzuesi i të drejtës për shtesë për fëmijë është i detyruar të njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave që kanë qenë bazë për njohjen e të drejtës në afat prej 15 ditësh nga dita kur kanë ndodhur ato ndryshime, në të kundërtën e drejta i ndërpritet, si dhe në rast se ka dhënë të dhëna të pavërteta.
Kur familjes i ndërpritet e drejta për ndihmë të garantuar minimale në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, Qendra për Punë Sociale me detyrë zyrtare rishqyrton nëse janë plotësuar kushtet për vazhdim të shfrytëzimit të drejtës për shtesë për fëmijë.
Превземи e-help_platforma_nasoki.docx (5.41 MB)
SHTESA FËMIJËRORE
Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe...
SHTESË E POSAÇME
Qëllimi i kësaj të drejte është t’i sigurojë mjetet bazë financiare për fëmijë me nevoja specifike, i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose...
Ndihmë monetare e njëfishtë për foshnje
Të sigurojë mjete themelore për pajisje për foshnje, fëmijë të parë dhe të dytë.
Shtesë prindërore
Me këtë të drejtë sigurohen mjete financiare për nënë ose baba/kujdestar që ka një fëmijë të tretë të gjallë.
Shtesë për arsimim
Shtesa për arsimim sigurohet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të familjes që ndërlidhen me shkollimin e fëmijëve.
Participimi
Varësisht nga gjendja financiare e familjes sigurohet participim në shpenzimet për përkujdesje,edukim dhe pushimi e rekreacion të fëmijëve në...