Kompenzimi në para në rast të papunësisë
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë i cili ka qënë në marrëdhënie të punës të paktën nëntë muaj pandërprerë apo 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit.
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë gjatë kohës të kaluar në marrëdhënie të punës, për të cilën kohë janë paguar kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social dhe atë:
Në marrëdhënie pune me orar të plotë;
Në marrëdhënie punë me orar jo të plotë, të llogaritur në orar pune me orar të plotë;
Në marrëdhënie pune me orar të caktuar (punë sezonale) me gjatë se 40 orë në javë, nëse ajo kohë i është llogaritur në stazh të punës dhe
Për punë jashtë vendit.
Kompenzimi paguhet në pajtim me vitet e stazit të punës. Për shembull, kompenzimi në para paguhet 1 muaj, nëse personi ka stazh të sigurimit të paktën 9 muaj në kohëzgjatje të pandërprerë apo 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit. Nëse personi ka stazh nga 10 deri në 12,5 vjet, kompenzimi paguhet 6 muaj, dhe nëse ka stazh mbi 25 vjet – 12 muaj.
Lartësia e kompenzim mujor në para gjatë papunësisë vërtetohet në bazë të rrogave të llogaritura dhe të paguara te punëdhënësi dhe është 50% nga rroga mesatare mujore neto e punëtorit për 24 muajt e fundit për personin që ka të drejtë në kompenzim në para deri në 12 muaj. Kompenzimi në para nuk mund të jetë më shumë se 80% nga rroga mesatare mujore neto për punëtorë në Republikë të shpallur për muajin e fundit.
Qytetarët që kanë mbetur pa punë parashtrojnë kërkesa në Qendrën për punësim në vendbainm, në afat prej 30 ditësh nga dita e ndërprerjes të marrëdhënies të punës.
Të drejtën në kompenzim në para nuk mund ta realizojë personi i papunë të cilit marrëdhënia e punës i është pushuar për shkak të:
Dhënies të deklaratës me shkrim të punëtorit se dëshiron që t’i pushojë marrëdhënia e punës, përveç nëse deklarata e tillë është dhënë për shkak të ndryshimit të vendbanimit të bashkëshortit apo lidhjes të martesës;
Pushimit të marëdhënies të punës me marrëveshje;
Realizimit të të drejtave nga marrëdhënia e punës në kundërshtim me ligjin;
Pushimit të marrëdhënies të punës me fuqi të ligjit, përveç në rastet e pushimit të personit juridik për shkak të falimentimit;
Mungesës të paarsyetuar nga puna tre ditë pune pandërprerë apo pesë ditë pune me ndërprerje gjatë një viti;
Pushimit të marrëdhënies të punës me dorëheqje nga ana e punëdhënësit për shkeljen e disiplinës të punës apo mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara me ligj, marrëveshje kolektive dhe kontratë pune;
Refuzimit që të punojë në punë në të cilat është caktuar në pajtim me ligjin;
Refuzimit që të ndërmerret me marrëveshje te punëdhënësi tjetër në pajtim me ligj;
Refuzimit të trajnimit, rikualifikimit dhe kualifikimit shtesë për vend tjetër të punës te punëdhënësi i njëjtë apo tjetër, që i sigurohet në pajtim me ligj;
Humbjes të aftësisë të punës me dispozitat për sigurim pensional dhe invalidor dhe
Përmbushjes të kushteve për realizimin e të drejtës në pension.
Informata të hollësishme mund të gjenden në faqen e Agjencisë të punësimit: https://av.gov.mk/paricen-nadomestok.nspx
MBËSHTETJE PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Mbështetja për krijimin e vendeve të reja punës do të nxisë punësimin e personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme,...
TRAJNIME
Trajnimet janë me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kualifikimeve të të papunëve për integrimin e tyre më të suksesshëm në tregun e punës....
PUNA PRAKTIKE
Qëllimi i masës Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të punës praktike të nevojshme për të kryer detyra të punës për vende të caktuara të punës...
PROGRAMI PËR ANGAZHIM NË PUNË
Programi siguron përfshirje sociale, për personat që e kanë vështirë për t'u punësuar, me qëllim të përfitimit të disa aftësive dhe përfshirjen e...
EKONOMIA E KUJDESIT
Programi siguron përfshirjen e personave të papunë me qëllim të përfitimit të njohurive, aftësitë dhe kompetencave për të siguruar shërbime të...
SHËRBIME PËR PUNËKEM
Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut i siguron këto shërbime:
Garanca për të rinjtë
Masa Garanca për të rinj u mundëson të rinjve deri në moshën 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, ose të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET...
Shtesa rinore
Qëllimi është të inkurajohen të rinjtë që të marrin pjesë në tregun e punës në aktivitetin prodhues, dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të...
Kompenzimi në para në rast të papunësisë
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë i cili ka qënë në marrëdhënie të punës të paktën nëntë muaj pandërprerë apo 12 muaj me...