Shtesa rinore
Qëllimi është të inkurajohen të rinjtë që të marrin pjesë në tregun e punës në aktivitetin prodhues, dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të ofrojnë punësim për një periudhë më të gjatë kohore dhe të përmirësojnë pozitën e tyre ekonomike.
Shtesën rinore mund ta shfrytëzojë i riu që është i moshës deri në 23 vjet që përmbush këto kushte:
- është përfshirë në sigurimin e detyrueshëm social në bazë të punësimit te punëdhënësi apo në vetëpunësim me veprimtari kryesisht prodhuese. Informatat për shpërndarjen e subjekteve afariste sipas veprimtarisë të cilën e kryejnë mund ta gjinden në Klasifikimin nacional të veprimtarive –KNV Rev.2-kryesisht veprimtari prodhuese në këtë link
https://www.stat.gov.mk/KlasifikaciiNomenklaturi.aspx?id=2&fbclid=IwAR0T...
- është punësuar në agjencinë private për punësim dhe është transferuar në punë te punëdhënësi me veprimtari kryesisht prodhuese ose – është përfshirë në sigurimin e detyrueshëm social si fermer individual.
Shtesa rinore është 3.000 denarë për punë me orar të plotë, për të cilën paguhet tatim në të ardhura personale dhe paguhet një herë në muaj në llogarinë transaksionale të personit të ri më së voni deri në ditën e 25-të muajit për muajin/të paraprak.
Të drejtën për shtesë rinore personi i ri e realizon pas parashtrimit të kërkesës në Qendrën kompetente për punësim, sipas vendbanimit të personit të ri, nëse personi i ri i përmbush kushtet e kërkuara.
Agjencia e punësimit sipas detyrës zyrtare i siguron të dhënat për përmbushjen e kushteve
MBËSHTETJE PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Mbështetja për krijimin e vendeve të reja punës do të nxisë punësimin e personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme,...
TRAJNIME
Trajnimet janë me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kualifikimeve të të papunëve për integrimin e tyre më të suksesshëm në tregun e punës....
PUNA PRAKTIKE
Qëllimi i masës Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të punës praktike të nevojshme për të kryer detyra të punës për vende të caktuara të punës...
PROGRAMI PËR ANGAZHIM NË PUNË
Programi siguron përfshirje sociale, për personat që e kanë vështirë për t'u punësuar, me qëllim të përfitimit të disa aftësive dhe përfshirjen e...
EKONOMIA E KUJDESIT
Programi siguron përfshirjen e personave të papunë me qëllim të përfitimit të njohurive, aftësitë dhe kompetencave për të siguruar shërbime të...
SHËRBIME PËR PUNËKEM
Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut i siguron këto shërbime:
Garanca për të rinjtë
Masa Garanca për të rinj u mundëson të rinjve deri në moshën 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, ose të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET...
Shtesa rinore
Qëllimi është të inkurajohen të rinjtë që të marrin pjesë në tregun e punës në aktivitetin prodhues, dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të...
Kompenzimi në para në rast të papunësisë
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë i cili ka qënë në marrëdhënie të punës të paktën nëntë muaj pandërprerë apo 12 muaj me...