SHËRBIME PËR PUNËKEM
Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut i siguron këto shërbime:
1. NDIHMË GJATË KËRKIMIT PUNË
Shërbimi përfshin profilizimin dhe përgatitjen e planit individual të punësimit, këshillim për punësim, duke ofruar informacionE mbi kushtet dhe kërkesat e tregut të punës, gjegjësisht vendet e lira të punës, si dhe informacione për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimet që i siguron APRMV. Përveç kësaj, qendrat e punësimit ofrojnë ndihmë për personat e papunë, për të përgatitur CV dhe letër motivuese, duke i përforcuar aftësitë për prezantim të suksesshëm para punëdhënësit gjatë intervistës për punë, nëpërmjetinformimit dhe këshillimit dhe bëjnë edukim për përdorimin e shërbimeve online nëpërmjet ueb-paralit të APRMV-së, si dhe organizimin e takimeve informative për të rinj dhe persona të tjerë të papunë etj.
2. TRAJNIMET MOTIVUESE
Trajnimet motivuese do të organizohen si trajnime njëditore në qendrat e punësimit, që synojnë nivel më të lartë të informimit, si dhe motivim për t'u përfshirë në programet dhe masat aktive për punësim. Motivimi i personave të papunë për të kërkuar puna në mënyrë aktive do të realizohet nëpërmjet qasjes individuale, nëse personat e papunë shprehin nevojë për mbështetje dhe këshillim shtesë.
3. TRAJNIMET "PERGATITJE PER PUNËKEM DHE PUNË"
Shërbimi përfshin realizimin e trajnimeve për të rinj të papunë deri në 29 vjeç sipas programit “Përgatitja për punësim dhe punë” i cili i përfshin modulet e mëposhtme: modul fillestar, zhvillimi personal, aftësi për të kërkuar punë, aftësi komunikuese, sjellje e përshtatshme në vendin e punës, puna ekipore dhe lidership, siguria, të drejtat dhe përgjegjësitë në punë dhe aftësitë financiare.
Ato do të realizohen nëpërmjet seminareve duke përdorur metoda që janë afërta për të rinjtë dhe janë efektive për edukimin dhe përvetësimin e aftësive të reja në mënyrë interaktive.
4. ORIENTIM PROFESIONAL DHE KËSHILLIM PËR KARRIERË
Shërbimi përfshin aktivitete të ndryshme për informim, këshillim për karrierë në grup dhe individual etj. Personat e papunë mund të përfshihen në aktivitete të shumta brenda këtij shërbimi, sipas interesave dhe nevojave të tyre. Orientimi profesional dhe këshillimi për karrierë mundëson që personat e papunë të zhvillojnë aftësi për të kërkuar punë dhe planifikim e menaxhim të zhvillimit të karrierës së tyre, duke ndihmuar në zgjedhjen e profesionit, trajnimit ose punësimit, si dhe mbështetje shtesë në vlerësimin e potencialeve individuale për punësim dhe harmonizimi i tyre me nevojat reale të tregut të punës.
5. AKTIVIMI I ROMËVE TË PAPUNË DHE PERSONAE TË TJERË NË RREZIK NGA PËRJASHTIMI SHOQËROR
Shërbimi do t’u drejtohet të gjithë romëve të papunë dhe personave të tjerë në rrezik nga përjashtimi shoqëror. Personat e papunë do të kenë akses në ekipin e mentorëve, të cilët do të angazhohen në bashkësitë lokale. Roli i tyre do të jetë t'i motivojnë dhe informojnë rregullisht për mundësi punësimi ose për përmirësimin e kapaciteteve profesionale. Nëpërmjet qasjes individuale për identifikimin e njohurive, kualifikimeve dhe aftësive të cilat i posedojnë personat do të bëhet orientimi në programet përkatëse të Planit Operacional për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës. Gjithashtu, përfshirja e romëve dhe personave të tjerë në rrezik social në tregun e punës do të mbështetet nëpërmjet programeve të bazuara në përvojën ndërkombëtare (Acceder programi). Shërbimi do të sigurohet në kuadër të projektit të UNDP-së, MPPS-së dhe APRMV-së, Krijimi i mundësive për punësim për të gjithë, që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Modeli do të realizohet nëpërmjet krijimit të pilot-qendrave për mbështetje gjatë punësimit të romëve dhe personave të tjerë në rrezik nga përjashtimi shoqëror, në partneritet me organizatat e zgjedhur partnere të shoqërisë civile në pilot-komunat ka ka prani të konsiderueshme të romëve dhe mjedis biznesi të zhvilluar mirë. Qëllimi është që nëpërmjet planeve individuale për punësim dhe bashkëpunimit të ngushtë me sektorin e biznesit vendas, si dhe kërkesës aktuale për fuqi punëtore, të mundësohet punësimi dhe përfshirja shoqërore e personave të papunë.
Plani individual i punësimit përbëhet nga gjashtë faza kryesore:
- Vlerësimi fillestar i aftësisë për punësim
- Përgatitja e planit individual për punësim sipas metodologjisë Acceder
- Aftësim i kandidatëve për vetëidentifikim dhe aplikim për pozitat e hapura të punës
- Mbështetje në identifikimin dhe qasjen në trajnime për përvetësim të aftësive profesionale, shkathtësive dhe shprehive të buta
- Punësimi i kandidatëve me anë të ndërmjetësimit ose nëpërmjet aktivitetit dhe monitorimi individual të punësimit
6. KEM-KËSHILLIM DHE MOTIVIM PËR PËRFITUESIT E NDIHMËS SË GARANTUAR MINIMALE
Përfituesit e ndihmës së garantuar minimale do të kenë të drejtën e shërbimit të Këshillimit e motivimi (KEM) i cili përbëhet prej mbështetjes intensive psiko-sociale të Shfrytëzuesve para se të përfshihen në ndonjë masë aktive për punësim, si dhe mbështetje mentoruese që është më intensive në periudhën kur Shfrytëzuesi përfshihet në trajnime apo masa të tjera aktive punësimi, kurse me intensitet të reduktuar pasi Shfrytëzuesi punësohet dhe integrohet në tregun e punës. KEM shërbimi është plotësues i programeve dhe shërbimeve të punësimit dhe mundëson këshillim, mbështetje dhe motivim, por edhe monitorim të Shfrytëzuesit të ndihmës së garantuar minimale nëpërmjet procesit të aktivizimit.
MBËSHTETJE PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Mbështetja për krijimin e vendeve të reja punës do të nxisë punësimin e personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme,...
TRAJNIME
Trajnimet janë me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kualifikimeve të të papunëve për integrimin e tyre më të suksesshëm në tregun e punës....
PUNA PRAKTIKE
Qëllimi i masës Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të punës praktike të nevojshme për të kryer detyra të punës për vende të caktuara të punës...
PROGRAMI PËR ANGAZHIM NË PUNË
Programi siguron përfshirje sociale, për personat që e kanë vështirë për t'u punësuar, me qëllim të përfitimit të disa aftësive dhe përfshirjen e...
EKONOMIA E KUJDESIT
Programi siguron përfshirjen e personave të papunë me qëllim të përfitimit të njohurive, aftësitë dhe kompetencave për të siguruar shërbime të...
SHËRBIME PËR PUNËKEM
Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut i siguron këto shërbime:
Garanca për të rinjtë
Masa Garanca për të rinj u mundëson të rinjve deri në moshën 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, ose të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET...
Shtesa rinore
Qëllimi është të inkurajohen të rinjtë që të marrin pjesë në tregun e punës në aktivitetin prodhues, dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të...
Kompenzimi në para në rast të papunësisë
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë i cili ka qënë në marrëdhënie të punës të paktën nëntë muaj pandërprerë apo 12 muaj me...