TRAJNIME
Trajnimet janë me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kualifikimeve të të papunëve për integrimin e tyre më të suksesshëm në tregun e punës.
Masa Trajnim në vendin e punës për punëdhënës të njohur
Qëllimi i masës
Qëllimi i masës është përvetësimi i aftësive të personve të papunë për të kryer detyrat e punës në përputhje me nevojat e punëdhënësit
Grupi i synuar Persona të papunë të evidentuar në evidencën e APRMV-së
Lartësia e mbështetjes financiare
Personat të cilët do të ndjekin trajnimet do të pranojnë kompensim mujor prej 9.000 denarë duke përfshirë sigurimin për invaliditet dhe lëndim trupor të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundjet profesionale dhe tatimi mbi të ardhurat personale gjatë kohëzgjatjes së trajnimit deri në 3 muaj. Kompensimet për të papunët do të paguhet nga APRMV.
Punëdhënësit do t'i paguhet shumë e njëfishtë prej 15.000 denarë për person të trajnuar pas përfundimit të trajnimit.
Shfrytëzuesit
Personat e papunë nga të dhënat e APRMV
-Punëdhënësit
Mënyra e aplikimit
Për punëdhënësit:
Thirrje/Njoftim Publik, Aplikim për pjesëmarrje në program, Program trajnimi
Për personat e papunë:
Njoftim, Kërkim në evidencën e personave të papunë, në bazë të profilizimit dhe IPV.
Masa Trajnim për kualifikime profesionale sipas kërkesës së punëdhënësit
Qëllimi i masës
Qëllimi i masës është të ofrojë trajnime për profesionistët kualifikimet e kryera nga trajnerë të verifikuar sipas kërkesave të punëdhënësve. Trajnimi do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me punëdhënësit dhe realizuesit e trajnimit
Grupi i synuar Personat e papunë nga të dhënat e APRMV
Shuma e mbështetjes financiare
Personat që ndjekin trajnimin jashtë orarit do të përfitojnë një kompensim mujor në shumën prej 9.000 denarë me sigurim në rast aksidenti në punë dhe tatim mbi të ardhura personale për kohëzgjatjen e trajnimit nga 2 deri në 4 muaj.
Punëdhënësi, nëpërmjet bashkëfinancimit, mund të rrisë shumën e kompensimit mujor gjatë kohëzgjatjes së trajnimit, e cila do të pasqyrohet në mënyrë përkatëse në kontratë. Realizuesit e trajnimit do të paguhen deri në 30.000 denarë për person.
Shfrytëzuesit
Personat e papunë nga të dhënat e APRMV
Punëdhënësit
Mënyra e aplikimit
Për punëdhënësit:
- Thirrje/Njoftim Publik, Aplikim për pjesëmarrje në program
Për të papunët:
- Njoftim,
- Kërkim në evidencën e personave të papunë,
- në bazë të profilizimit dhe IPV
Realizuesitt e trajnimit:
- Nga regjistri i realizuesve të verifikuar të CEV dhe MASH.
- Nga evidenca e MASH-it për shkollat e mesme profesionale me program të verifikuar trajnimi.
Kriteret
Për punëdhënësit:
- Sigurimi i hapësirave/ kapaciteteve, pajisjeve për realizimin e trajnimit
Për realizuesit e trajnimit:
- Verifikim i vlefshëm për realizimin e trajnimit dhe/ose profilin e profesionit nga profesionin e kërkuar
Për të papunët:
- Përzgjedhjen e personave të papunë nga evidenca e APRMV-së e bën punëdhënësi
MBËSHTETJE PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Mbështetja për krijimin e vendeve të reja punës do të nxisë punësimin e personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme,...
TRAJNIME
Trajnimet janë me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kualifikimeve të të papunëve për integrimin e tyre më të suksesshëm në tregun e punës....
PUNA PRAKTIKE
Qëllimi i masës Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të punës praktike të nevojshme për të kryer detyra të punës për vende të caktuara të punës...
PROGRAMI PËR ANGAZHIM NË PUNË
Programi siguron përfshirje sociale, për personat që e kanë vështirë për t'u punësuar, me qëllim të përfitimit të disa aftësive dhe përfshirjen e...
EKONOMIA E KUJDESIT
Programi siguron përfshirjen e personave të papunë me qëllim të përfitimit të njohurive, aftësitë dhe kompetencave për të siguruar shërbime të...
SHËRBIME PËR PUNËKEM
Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut i siguron këto shërbime:
Garanca për të rinjtë
Masa Garanca për të rinj u mundëson të rinjve deri në moshën 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, ose të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET...
Shtesa rinore
Qëllimi është të inkurajohen të rinjtë që të marrin pjesë në tregun e punës në aktivitetin prodhues, dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të...
Kompenzimi në para në rast të papunësisë
Të drejtë të kompenzimit në para ka personi i papunë i cili ka qënë në marrëdhënie të punës të paktën nëntë muaj pandërprerë apo 12 muaj me...